Në ditën e dytë të panairit të risive teknologjike "High Tech Show", është zhvilluar workshopi për praktikat më të mira të inovacionit, me individë të rinj që duan të jenë aktivë në tregun e punës.
Konferenca ka patur në fokus inovacinion teknologjik në shërbim të politikave publike dhe evidentimin e modeleve të suskesshme të shërbimit online për qytetarët.
Një ndër këto modele është sjellë nga Bashkia e Milanos, ku është ngritur shërbimi “one stop shop”, që i mundeson qytetarëve shërbime administrative online.
Eleonora Fabiana, përfaqësuese e një prej kompanive italiane që ofrojnë shërbime për administratën publike, thotë se teknologjia është një formë e kontrollit demokratik të qytetarëve ndaj shtetit.
“Unë dua të sjell mes jush shembullin e bashkëpunimit efiçent me bashkinë e Milanos. Ne krijuam një dritare të vetme, një sportel unik të thjeshtimi të procedurave administrative. Që do të thotë se procedurat që më parë kërkonin kohë e mund aktivizohen tashmë përmes çertifikatave elektronike. Ky është një shërbim që e integron qytetarin në fushën adiministrative dhe mbi të gjitha është formë e kontrollit demokratik”, tha Fabiana
Redon Skiluli, përfaqësues i Ministrisë për Çështjet Vendore thotë se inovacioni teknologjik është arma më e fuqishme kundër korrupsionit ndërsa i referohet portalit stopkorrupsionit.al.
Ai ka prezantuar edhe një tjetër risi teknologjike që lidhet me reformën e re territoriale:
“Një nga elementët e risisë është edhe platforma GIS (Geographic information system). Kjo platformë ka për qëllim informimin e qytetarëve me përgjigjen e pyetjes se cila është zona ime administrative, cilës zonë i përkas unë me reformën e re administrative?”, tha Skiluli
Në panair spikat edhe stenda e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që ka realizuar dhe administron portalin unik qeveritar "E-Albania" (www.e-albania.al). Portali i mundëson qytetarëve kryerjen e shërbimeve online si printimi i një çertifikate familjare, pagesa e faturës së energjisë familjare apo taksave tatimore dhe pritet të prezantohet publikisht në ditët në vazhdim.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO