Shqipëria kërkon ekstradimin e Davide Pecorellit, sipërmarrësi italian që inskenoi vdekjen në 2021, Prokuroria e Pukës kërkon 8 vite burg

Shqipëria kërkon ekstradimin e Davide Pecorellit, sipërmarrësi italian që inskenoi vdekjen në 2021,  Prokuroria e Pukës kërkon 8 vite burg

Davide Pecorelli

Gjykata italiane do të vendosë në maj nëse do të ekstradojë Davide Pecorellin,  sipërmarrësin Italian që inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit 2021. Media italiane informon se seanca që do të zhvillohet në maj do të mbahet me gjykim të shkurtuar.

‘Il Messaggero’, Prokuroria e Pukës ka kërkuar ekstradimin e Pecorelli-t, e cila është pranuar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë në Perugia. Por vendimi përfundimtar do të merret më 28 Maj në Gjykatën e Apelit.

 Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për Davide Pecorellin informon media italiane. Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ngjarja

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021  Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar"  pat deklaruar ai.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/02/2024 01:59

    8 vjet per nje inskenim vdekjeje,6 vite e ca u dhane dje per ate policin qe u zu e vrau ate personin tjeter per nje rradhe ne supermarket! Dy pyetje kam une: Kodi penal njelloj i ka ligjet per te gjithe dhe nese i ka,fuqia e tij shtrihet ne te gjithe republiken njelloj,apo ndryshon nga bashkia ne bashki e nga qarku ne qark? Si shpjegohet qe per nje inskenim merr 8 vjet dhe per nje vrasje merr dikush 6 vjet,dikush burgim te perjetshem e dikujt tjeter qe ka vrare 4 police e kushedi sa te tjere e kushedi sa krime te tjera shume te renda e prape i hiqet denimi i perjetshem!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?