SHIJAK- Kryeministri Edi Rama është zhvendosur ditën e sotme në Shijak ku ka inspektuar punimet në një nga pallatet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Perfekt, shumë bukur", tha Rama teksa ishte në krah të kryebashkiakut Elton Arbana në një nga pallatet ku vijon puna për meremetimin e thellë me dëme DS1-DS3.
"Aty ku vijon puna për meremetimin e thellë të 27 pallateve me dëme DS1-DS3, të cilat do të përmbyllen në dhjetor, ku jo vetëm po riparohen dëmet e 26 nëntorit të shkuar shtëpi me shtëpi, shkallë më shkallë e mur më mur, por godinat po rilindin shumë më të sigurta e më të bukura se përpara goditjes", shkruan Rama.
"Hë se nuk e besonit ju"i tha Rama një banori me batutë.