6 milionë dollarë është vlera e investimeve të kryera tek shoqëria e kontrollit ajror “Albcontrol”, më qëllim shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve.
Punimet e kryera u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai tha se gjatë këtyre katër viteve, qeveria ka bërë shumë për të rritur sigurinë ajrore.
Rritja e cilësisë së shërbimeve, sigurisë dhe kapaciteteve në trafikun ajror kanë qënë fokusi i punimeve të kryera në shoqërinë e kontrollit ajror Albcontrol, investim që kap vlerën e 6 milionë dollarëve.
Ndryshimet e pësuara janë inspektuar nga ministri i ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai vlerësoi punën e bërë,duke thënë se kjo kompani krahasohet me dinjitet me homologet e saj në rajon.
“Është një proces i jashtëzakonshëm më vjen mirë që Albcontrol është avangard në rajon krahasuar me disa shtete të tjera ka një teknologji moderne, ofron shërbime jashtëzakonisht të mira.
Ajo që duhet theksuar se po përgatitet për zhvillimet e pritshme, ndërtimin e aeroporteve të reja në vend,” shpjegoj Damian Gjiknuri.
Në cilësinë e drejtores së “Albcontrol”, Belinda Balluku tregoi edhe synimet e kësaj kompanie.
“Synimi kryesor është arritur, ne jemi të impenjuar për të vazhduar dhe investuar si në teknologji ashtu dhe në stafet tona profesionale të cilat trajnohen dhe certifikohen,” tha Drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku.
Gjatë këtyre viteve është bërë e mundur përditësimi i Sistemit Skyline me të cilin operon shoqëria çka ka sjellë ndër të tjera automatizimin e funksioneve të Kullës së Kontrollit.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO