Inspektorët e AKU e gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë, tregtari në Fier: Hiqeni, unë s'e kam firmosur! Më thoni arsyen pse jam gjobitur

FIER- Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi deklaron se është gjobitur padrejtësisht nga dy inspektorë të AKU-së Fier, rast që u denoncua publikisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ndaj dy inspektorëve ka nisur hetim penal, por gjoba prej 400 mijë lekësh që i është vendosur tregtarit padrejtësisht nuk është hequr dhe rezulton se duhet paguar. Për këtë tregtari Metushi kërkon vendosjen e drejtësisë, t’i tregohet se për çfarë i është vendosur gjoba dhe t’ia heqin atë.

“Për çfarë e kam marrë këtë gjobë 4 mln lekë dhe ku janë vendosur këto gjoba se unë nuk kam asnjë letër fare. Erdhën 3 ditë rresht dhe rrinin te dera gjoja kontroll.  Me detyrimet ndaj shtetit janë shumë në rregull. Unë dua të di pse më është vendosur gjoba dhe pse ka firmën time, ndërkohë që unë nuk kam vënë firmë fare. Unë dua të drejtën time dhe të më hiqet gjoba, shteti pastaj të vijojë me punët e tija”, tha tregtari për mediat.

Ngjarja ka ndodhur më 14-15 shtator 2021, ndërsa tregtari thotë se prej 3 muajsh është në stres të madh prej gjobës. Ai thotë se i paguan të gjitha detyrimet ndaj shteti, ndërsa akuzon inspektorët e AKU se i kanë falsifikuar firmën, pasi ai nuk ka firmosur kurrë.

‘Kam tre muaj që rri në stres. AKU më thoshte mbyll ti biznesin që të shpëtosh ti edhe ne. Por për çfarë do të shpëtojë unë dhe për çfarë do të shpëtojnë ata?  Donin faturat e TVSH, i dhashë. Po ç’i duhet AKU-së me faturat e TVSH?”, tha tregtari i revoltuar.

Metushi tregon se ai ka nisur një proces gjyqësor ndaj dy inspektorëve dhe se tashmë prokuroria ka nisur hetimet penale ndaj tyre për shpërdorim të detyrës.

“Nuk kam bërë denoncim unë, kam bërë ankimi te avokatja, nuk jam dakord me gjobën për çfarë e ka vënë venë dhe kur e kanë vënë. Kam nisur proces gjyqësor”, përfundoi ai.

Rasti i tregtarit u denoncua publikisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se qytetari e kishte denoncuar këtë rast në njësinë Antikorrupsion dhe se inspektorët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Manja tha se ky rast duhet të shërbeje si shembull për të gjithë shushunjat që i pinë gjakun qytetarët me vulën e shteti pa të drejtë.

Po ashtu një ditë më parë prokuroria e Fierit ka nisu hetimin ndaj 2 inspektorëve të AKU-së Fier, Mirel Koci, 48 vjeç dhe Denisa Stamulliu, 33 vjeçe, për shpërdorim detyre.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 11/11/2021 14:47

    Me qe gjoba eshte plotesuar padrejtesisht ajo duhet paguar dhe i takon ispektoreve ta paguajne mbasi jane te pa afte per te komunikuar me qytetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër