TIRANE - Lejuan ndërtimin e 39 objekteve pa leje në Paskuqan, Bërxullë, Zall Herr e Kamëz gjykata lë në burg zyrtarët dhe Inspektoratit Ndërtimorë të Kamzës dhe efektivët e komisariatit numër 5.
Report TV ka siguruar dosjen hetimore ndaj funksionarëve publik të akuzuar për shpërdorim detyre e korrupsion ku rezulton se prej vitit 2015 ata lejonin ndërtimet duke i vendosur si kusht qytetarëve pagesat nga 100 mijë deri në 600 mijë lekë.
Si provë materiale për të faktuar mitmarrjen prokuroria ka paraqitur në gjykim përgjimet telefonike, përgjime këto të siguruara nga Report TV
Telefonata 10 tetor 2015
Inspektori Qemal Sina telefonon M.Merhati që ka bërë ndërtim pa leje.
QS: Po nuk erdhe tani të më takosh mua, mos më thuaj që të preva në besë. Ta kam dhënë shansin, po ti po më shmangesh. Po nuk erdhe tani nuk të marr përsipër asgjë.
MM: Po mirë më prit sa të vishem dhe po vijë dhe takohemi aty se unë nuk jam i pabesë.
Por kjo nuk është e vetmja bisedë pasi në një tjetër rast në ndërtimin pa leje të R.Skeja përgjimet implikojnë zyrtarët e INUV dhe policisë.
Telefonata 26 tetor 2015
R.Skeja telefonon inspektorin Fatmir Mulaj
RS: Fatmir a mun e marrësh atë sallën në telefon me i thanë kshu, kshu më kan ardhur policia këtu ke shpia.
FM: Po pot a coj atë numrin e tij, mere atë mikun e tij. Merre mikun e tij e thuj kshu kshu.
Në bisedën e përgjuar mes inspektorit të policisë Fatmir Mulaj dhe S.Darsi i proceduar për ndërtim pa leje, prokuroria ka mundur të zbulojë dhe pagesën e parave në zyrat e komisariatit.
Telefonata 18 korrik 2015
S.Darsi telefonon inspektorin Fatmir Mulaj
SD: Fatmir nuk më del në telefon Bajrami, cfarë të bëj?
FM: Shko tako shefin e krimeve në zyrë dhe i thuaj kështu e ashtu e sa ta marr mendja ty.
SD: Nja tre?
FM: Çfarë të them tani aq.
SD: Po a bëhet, a katër, a pesë?
FM:Të mbarosh.
SD: Me i shku ke zyra që tani?
FM: Po bre, shko e thuaj.
SD: Ok, po shkoj ta takoj pra, ti them nja po ja le nja pesë aty cfarë të bësh? SD:Mir mir.
FM: Shpia thuaj shpiaj ka kohë që është bërë qysh kur.
Pas kësaj bisede inspektori interesohet nëse është takuar shefi i krimeve dhe flet sërish me S.Darsin.
FM: A e takove atë, Cfarë të tha?
SD: Mbas një ore më kërkoi vetë, a e kupton cop një, një.
FM: A e mbylle , a e mbylle vec si histori?
SD: Po, po deri sa i mori është e mbyllur si histori”.

Por avokatët e të pandehurve arrestin me burg e quajtën të paligjshëm pasi sipas tyre objektet janë tashmë të legalizuar me vendim qeverie.
Ndërkohë për këto akuzë në kërkim policor rezultojnë dhe 5 persona të tjerë ende të pa arrestuar pas urdhër-arreste të lëshuara nga prokurori Endrit Bimi.

(Disa nga objektet e lejuara nga inspektroët e arrestuar)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO