Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump

Donald Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Në një njoftim të shkurtër, të postuar në faqen e internetit, zyra e Inspektorit tha se po kërkohet të "vlerësohen procedurat e ndërmarra nga Shërbimi Sekret për të garantuar sigurinë gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës, të ish-presidentit Trump, më 13 korrik të vitit 2024".

Agjencia nuk dha asnjë detaj se kur kishte nisur hetimi. Njoftimi ishte mes një listë të gjatë me çështje në vazhdim, që po ndiqen nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë presidenti Joe Biden kishte kërkuar një hetim të pavarur të procedurave për garantimin e sigurisë gjatë tubimit për zotin Trump.

Sulmi me armë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth asaj se si personi i dyshuar, 20 vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte arritur të ngjitej në çatinë e një godine që kishte fushëpamje të qartë të vendit ku po fliste ish-presidenti dhe që ndodhej 135 metra larg.

Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë. Një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Crooks u vra nga snajperat e Shërbimit Sekret.

Dështimi në masat e sigurisë, ndodhi pavarësisht një kërcënimi ndaj jetës së zotit Trump nga Irani, që kishte çuar në rritjen e sigurisë për ish-presidentin në ditët para tubimit të së shtunës.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kim Cheatle tha se agjencia e kupton rëndësinë e rishikimit të urdhëruar nga Presidenti Biden. Ajo tha se do të bashkëpunojë me hetimet si dhe do të marrë pjesë në seancat e thirrura nga Kongresi për të hetuar çështjen.

Ajo tha se agjencia po punonte për të kuptuar se si ndodhi sulmi i së shtunës dhe për t'u siguruar që diçka e tillë, të mos përsëritej më kurrë.

Agjencia që ka një personel prej rreth 7,800 personash është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve, nënpresidentëve dhe familjarëve të tyre, si dhe ish-presidentëve, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre, nën moshën 16 vjeç.

Po kështu Shërbimi Sekret ofron siguri edhe për disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të kabinetit qeverisës, si sekretari i Sigurisë Kombëtare.VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund