Report Tv ka siguruar emrat e kandidatëve të propozuar nga Sali Berisha për tu zgjedhur anëtar të Këshillit Kombëtar. Emrat u mbajtën sekret deri në nisjen e punimeve të Kuvendit dhe delegatëve, të cilët do t’i votëbesojnë, iu dorëzuan zyrtarisht vetëm 1 orë pas nisjes së Kuvendit. Vetëm 200 kandidatë do të zgjidhen, të cilët më pas do të votojë propozimet e Sali Berishës për ekipin e ri drejtues.
Mes emrave janë edhe Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Berishës, Sali Lushaj, si edhe tenori Armaldo Kllogjeri, i cili ka qenë edhe pjesë e Big Brother. Ndër emrat e rinj që mund të përmenden, janë edhe vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona, djali i Azem Hajdarit, apo edhe djali i Sokol Olldashit, Glauku.
Pjesa tjetër e kandidatëve të propozuar, janë figura të vjetra ose emra që janë pjesë e partisë, ose që kanë qenë anëtarë më parë të Këshillit Kombëtar. Në listë , Berisha ka propozuar edhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, apo edhe gazetarin Bled Marku, i cili punon pranë televizionit të familjes Berisha.
Në listë nuk mungon as Agron Kuliçaj, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e Këshillit Kombëtar. Kuliçaj ka qenë numri 2 i Policisë së Shtetit gjatë masakrës së 21 janarit dhe është marrë në pyetje nga SPAK për veprimet e uniformave blu atë 21 janar.
Kandidat është edhe ish ministri i Çështjeve Sociale në vitet 2009-2013, Spiro Ksera, i cili vite më parë u dënua me 20 muaj burgim për vjedhje të fondeve,


Lajmi kryesor:
Kuvendi Kombëtar i PD/ Priten ndryshime statutore, Berisha propozon si kandidat në Këshill dhëndrin, në listë edhe vajza e Nishanit dhe dy ish-të dënuar! Sulm tjetër ndaj mediave









