Inspektori mashtrues i bashkisë
premtonte tollona nafte e vidhte lekët

Inspektori mashtrues i bashkisë<br />premtonte tollona nafte e vidhte lekët
Fred Ndoja, (emri i vërtetë Gëzim Prenga ) prezantohej si inspektor i bashkisë së Tiranës, për të mashtruar qytetarë të ndryshëm në kryeqytet. Ndoja ka futur në kurth një tregtar, të cilit i ka kërkuar që me furgonin e tij të shkonin së bashku në Shkodër për të transportuar disa materiale zgjedhore.
 
Në këmbim të kësaj, Gëzim Prenga me emrin e rremë Fred Ndoja i ka pohuar shitjen e dhjetëra tollonave nafte me logon e bashkisë së Tiranës, me një çmim fare të lehtë, duke e përllogaritur atë në shumën prej 400 mijë lekë të vjetra.

Tregtari ka pranuar, por pasi ka marrë paratë inspektori i rremë i bashkisë është larguar me premtimin se do i sillte tollonat, por në fakt nuk është kthyer më. Për këtë mashtrim ai është dëuar me 1.8 vite burg për akuzën e Mashtrimit.
 
Gëzim Prenga në deklarimet e dhëna ka pranuar faktin se ka marrë para nga tregtari,  por i ka marrë si borxh. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar