Tiranë, 19 Shtator /ATSH/-Inspektorati Shtetëror i Punës, në vijim të modernizimit të shërbimeve, si dhe për të qenë sa më afër dhe transparent në komunikimin me biznesin, ju ofron që sot atyre mundësinë e deklarimit on-line të aktivitetit.
Ky shërbim i cili ka munguar deri më sot dhe që është kryer vetëm përmes paraqitjes fizike të përfaqësuesve të biznesit pranë zyrave të Inspektoriatit te Punës, tani mund të bëhet nëpërmjet dërgimit nga zyrat e tyre përmes postës elektronike.
Ofrimi i këtij shërbimi, shkon në të njëjtën linjë me prioritetin e Qeverisë për modernizimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve ndaj biznesit, duke ndihmuar në përmirësimin e përformancës së vetë institucionit tonë, por edhe të kompanive apo bizneseve, për të qënë sa më kompetitiv në tregun e punës.
Të gjithë subjektet mund të zbatojnë detyrimet që lindin nga ligji "Për inspektimin e punës", për vetëdeklarimin e tyre në çdo fillim aktiviteti, si dhe të çdo ndryshimi të ndodhur në adresë, numër punëmarrësish, teknologji prodhimi apo kushte pune, duke patur mundësinë të zgjedhin mënyrën më të favorshme.
Në faqen zyrtare të Inspektoriatit të Punës, inspektoriatipunes.gov.al, është i publikuar informacioni i nevojshëm për përdorimin e këtij shërbimi ndërsa menaxhimi nga ana e të gjithë Degëve Rajonale në qarqe do të jetë shumë efektiv.
Të gjithë punonjësit mund të ankimojnë dhe të denoncojnë pranë zyrave të Inspektoriatit çdo rast të shkeljes së legjislacionit të punës, gjithashtu çdo përfaqësues biznesi mund të denoncojë çdo rast mungese etike, abuzimi me detyren apo shkelje te ligjit nga ana e inspektorëve të punës në faqen zyrtare, në numrin e telefonit 044 500 734 dhe në çdo rrugë tjetër protokollare./s.gj/./a.g/
/Shqiptarja.com