/ATSH / - Në zbatim të projektit "Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë", po vijon monitorimi i zbatimit të ndalimit të gjuetisë të shpendëve të egra. Monitorimi përfshin 7 zona të rëndësishme për shumimin e  shpendëve shtegtarë, ku përfshihen laguna, liqene, grykëderdhje lumenjsh dhe këneta. Megjithëse mund të thuhet se ndalimi i gjuetise ka ulur ndjeshëm presionin mbi fuanën, ekipet e terrenit kanë konstatuar raste të gjuetisë në disa zona që kanë status të mbrojtur. Projekti i monitorimit të gjuetisë po mbështetet edhe nga Inspektoriati përkatës i Ministrisë së Mjedisit. Në vijim do të kryhen aksione të përbashkëta vrojtimi në zonat ku është evidentuar gjueti e paligjshme, duke kapur shkelesit e ligjit dhe sekuestruar e prishur mjetet maskuese.