TIRANË- Gjatë muajve nëntor-dhjetor-janar, Inspektoriati i Punës ka evidentuar 2100 subjekte informale. Vetëm gjatë tre muajve, 3450 punonjës mungojnë në skemën e sigurimeve shoqërore ose 17.6 milionë lekë, vlerë e munguar në buxhetin e shtetit.

Inspektoriati Punës ka ushtruar kontrolle në zona dhe sektorë me risk të lartë për aksidentet dhe sëmundjet profesionale.

Lidhur me këtë rast, Inspektoriati i Punës ka ftuar të gjithë përfaqësuesit, të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën dhe shkeje të etikës së inspektorëve të punës në terren.

Redaksia online
(m.s/shqiptarja.com)