Instalacioni 'Tango Down 2' nga nesër në Bunk’Art 1

Instalacioni “Tango Down 2” i realizuar nga artisti i arteve Helidon Gjergji prezantohet nesër, ora 19.00 në Bunk’Art1. Tango Down 2 , i cili do të jetë një instalacion artistik i palëvizshëm në Bunk’art 1 është projekti binjak i Tango Down, i cili u realizua në vitin 2015 në D-O Ark Underground, kjo e fundit një strehë-antiatomike në Konjic, Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo vepër u krijua si një instalacion i përhershëm me rastin e Project Biennial 3, por në Tiranë është hera e parë që pasqyrat mbulojnë të 4 anët e dhomës, duke shpërbërë sime magji bunkerin pa përdorur asnjë lloj arme dhe pa thyer asnjë copë betoni.

Thuhet se Tango Down e ka origjinën nga zhargoni ushtarak. Në alfabetin fonetik të NATO-s, të krijuar rreth viteve 1930, shkronja ‘’T’’ përkon me fjalën tango dhe nënkupton fjalët objektiv (target)), ose "armik". Të rrëzosh një objektiv nënkupton "ta qëllosh" atë, "ta neutralizosh"ose "vrasësh" atë. Tango Doën është versioni i sublimuar i synimit të rrëzimit te objektivit - ajo përcjell një shprehje gëzimi dhe ekstaze për misionin e përmbushur. Ajo është tokja e duarve (toke) midis ushtarëve për të festuar një vrasje nën bekimin e ligjit - ajo është mishërimi i vetëluftës.

Që të paktën nga 2008, Tango Down, është adoptuar nga lojërat elektronike, me tematikë lufte, të cilat luhen nga shumë lojtarë njëkohësisht. Gjatë komunikimit me shokët e skuadrës, lojtarët mund të përdorin Tango Down për të treguar se ata kanë eleminuar një objektiv. Titujt e lojërave elektronike të përdorura për këtë instalacion nuk janë thjesht emrat e çfarëdo loje të dhunshme, por hiç më pak se emrat e lojërave me tematikë luftën atomike.

Bunk’art 1, bunkeri anti-atomik i ndërtuar në Tiranë në vitet Luftës së Ftohtë është një mjedis i përsosur për të reflektuar mbi të kaluarën dhe kërcënimin nga konflikti bërthamor në të ardhmen. Hyrja për në Bunk’art 1 nesër nga ora, 19.00 do të jetë falas për vizitorët. Bunk’Art 1 ndodhet në rrugën “Fadil Deliu” (pranë teleferikut) Tiranë.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)