Instalimi i paneleve fotovoltaike, Balluku në Korçë: Mbështetje për sipërmarrësit të cilët kthehen në autoprodhues të energjisë

Instalimi i paneleve fotovoltaike, Balluku në Korçë: Mbështetje për sipërmarrësit të cilët kthehen në autoprodhues të energjisë

Ninistrja Belinda Balluku gjatë inspektimit në Korçë

Instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë, si një alternativë për uljen e kostove, duket se po tërheq gjithmonë e më tepër vëmendjen e investitorëve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHBR, Frida Krifca, ishin në Korçë ku inspektuan investimin e realizuar nga një sipërmarrës, përfitues i programit të zhvillimit IPARD II, i cili ka investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për vetë konsum.

Teksa u njoh me investimin e kryer, i cili mbulon një pjesë të konsiderueshme të nevojës që ky biznes ka, ministrja Belinda Balluku, e cilësoi këtë investim si një bashkëpunim shumë të mirë mes energjisë dhe bujqësisë dhe një hap tjetër drejt diversifikimit të burimeve të energjisë.

“E gjithë energjia që prodhohet në Shqipëri është e rinovueshme, por ajo që ne sot po mundohemi të bëjmë është të diversifikojmë burimet. Pra, të mos kemi më vetëm hidrocentralet, të cilat padyshim janë në varësi edhe të motit. Nga ana tjetër, sigurisht ajo që ne synojmë është eficienca energjetike. Pra, sa më shumë kompani të prodhimit të cilat bëhen efiçiente dhe autoprodhuese të energjisë, sa më shumë energji prodhohet nga vetë këto kompani, pa ju drejtuar shpërndarësit të energjisë elektrike për shtetin shqiptar, është një arritje shumë e madhe, e cila tashmë është shtrirë edhe në sektorin e bujqësisë. Për ne është një zgjidhje e shkëlqyer që unë shpresoj që ta shohim shpejt edhe në sera, duke qenë se është një praktikë europiane”, u shpreh Balluku.

Bashkëpunimi mes energjisë dhe bujqësisë do të jetë i suksesshëm, tha Balluku, duke shtuar se shumë shpejt do të shohim projekte të ngjashme edhe në sipërmarrje të tjera.

“Ju duhet ta reflektoni këtë në çmimin për konsumatorin e produktit tuaj. Kjo është e rëndësishme. Ky ndikim nuk duhet të jetë një ndikim thjesht që të përfitojë kompania, kjo duhet të jetë diçka që duhet të përfitojë edhe tregu, ky është synimi. Sigurisht, siç duhet të përfitojnë edhe prodhuesit e paneleve fotovoltaike dhe kur ata janë shqiptarë për ne është akoma një kënaqësi më e madhe”, nënvizoi Balluku.

Drejtoresha e AZHBR bëri të ditur se janë disa biznese, në zona të ndryshe të vendit të cilat kanë shfaqur interes për t’u kthyer në autoprodhues të energjisë, duke pasur si synim uljen e kostove të tyre.

“Ne kemi tashmë rreth 6 subjekte që kanë implementuar projekte të ngjashme, qoftë me energjinë e rinovueshme ose me trajtimin e mbetjeve, që është një pjesë tjetër e rëndësishme për fermat blegtorale, se do të ketë një ndikim patjetër në cilësinë e mjedisit ku jetojmë, jo vetëm në çlirimin e energjisë. Ky është një bashkëpunim, që ka nisur mirë, me këmbën e mbarë. Dua të të falenderoj sepse na ke shtyrë të çojmë përpara një proces që mendoj se do jetë transformues për sektorin e bujqësisë. Objektivi është te serrat, por jo vetëm aty. Ka një milion mundësi se ku subjektet agropërpunuese që kanë frigoriferë shumë të mëdhenj, janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë, mund të shohin modele të tilla”, theksoi Krifca.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 22/06/2021 16:08

    Pse nuk beni te njejten gje dhe me investues familjare. Dua te instaloj ne shtepi panele per prodhim energjie, dhe nuk kam leverdi sepse ne darke kur panelet e mia nuk prodhojne, mua me duhet te blej nga KESH energji elektrike per te te konsumuar ne familje. Te pakten duhet te beni nje ligj qe te kemi mundesi konvertimi. Pra nese une kam teprica te prodhimit gjate dites, te mi njohe shteti dhe te mi ktheje gjate nates kur une nuk mund tr prodhoj. Kaq e thjeshte eshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025