Instalohen zhurmues në 200 qendra
shmangin kopjimet në provime

Instalohen zhurmues në 200 qendra<br />shmangin kopjimet në provime
TIRANE- Në 200 qendra ku ditën e premte pritet të zhvillohet procesi i detyrueshëm i provimit të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit do të vendosë zhurmues. Instalimi i zhurmuesve bëhet për arsye që të shmanget çdo tentative kopjimi nga ana e maturantëve. Sipas Ministrisë së Arsimit, kjo praktikë do të shmangë abuzimet që mund të ndodhin gjatë procesit të provimit.
 
Sipas drejtorit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, “në këtë vit është menduar të instalohen zhurmues për të garantuar mbarëvajtjen e provimit. Ka pasur kosto të konsiderueshme nga mospasja e sinjalizimeve për telefonat celularë. Në rreth 200 qendra janë vendosur zhurmues të tillë, në mënyrë që të mos lejohet kopjimi me telefon celular gjatë provimit”.
 
Rreth 50 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës dhe Letërsisë me 31 maj, provim i cili do të përmbajë 13 pyetje me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maturantët do të kenë mundësinë e marrjes së përgjigjes pas 10 ditësh nga dita e zhvillimit të këtij procesi.

Redaksia Online
(g.h/e.s.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim