Në ambjentet e Laboratorit të Policisë Shkencore u zhvillua ceremonia e diplomimit të Ekspertëve Biologjikë të Laboratoit të Policisë Shkencore , të cilët do të vënë në përdorim , sistemin më të përparuar, Sistemi CODIS i FBI-së, për "Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të".
Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako , përfaqësues të FBI-së, Drejtori i Programit ICITAP si dhe Ambasadori i SH.B.A, Donald Lu.
Kreu i Policisë Haki Çako, falënderoi Ambasadorin Amerikan për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë e po i jep Policisë së Shtetit, në modernizimin e saj me teknologji e trajnime brenda standarteve të partnerëve ndërkombëtarë.
"Ne vleresojmë sot instalimin e Sistemit CODIS, i cili është një Sistem i Kombimuar i Indeksit të AND-së, dhe lejon identifikimin e vërtetë të të dyshuareve, personave të humbur apo personave të tjerë që bëhen objekt hetimi i organeve të zbatimit të ligjit. Lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të rënda e korrupsionit është një nga prioritet kryesore të Policisë së Shtetit", deklaroi ai
Ai vlerësoi se vendosja e sistemit CODIS, është një arritje tjetër e bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë dhe këto investime do të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për hapat drejt proçesit të akreditimit të Policisë Shkencore, drejt zbatimit të standarteve "ISO 9001" e më pas drejt standardeve më të larta si "ISO 17020" e "17025".
Cako tha se instalimi dhe udhëzimi për përdorimin e kësaj banke të dhënash nga FBI, do të përmirësojë aftësitë hetimore të Policisë së Shtetit, si dhe do të ndihmojë e mbështesë organet e tjera të zbatimit të ligjit përsa i takon indentifikimit gjatë hetimeve të tyre.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke uruar Drejtorin e Policisë së Shtetit për detyrën e re , por të vështirë e fisnike , tha se sot shpërndarësit e drogës , trafikantët e qënieve njerëzore dhe vrasësit kapërcejnë kufijtë çdo ditë.
"Baza e të dhënave të FBI-së për AND-të e instaluar këtu në Shqipëri mund të ketë akses në informacionon e AND-ve prej 190 laboratorëve në 50 vende përqark botës. Kjo bazë ka ndihmuar deri tani në mbështetjen e 250 mijë hetimeve policore", bëri me dije diplomati amerikan.
Duke përfunduar Ambasadori shprehu besimin se kjo teknologji e re e mrekullueshme do ta ndihmojë Policinë e Shtetit Shqiptar në luftën kundër grupeve të sofistikuara të krimit të organizuar. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që e ndihmojnë Shqipërinë që të jetë udhëheqëse në Ballkan për përdorimin e teknologjive të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra", tha Lu.
Në fund të ceremonies, Ambasadori Donald Lu si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO , iu kanë dorëzuar çertifikatat 8 ekespertëve biologë të laboratorit të Policisë Shkencore që përfunduan kursin për vënien në përdorim të këtij sistemi të porsa instaluar./atsh/
/Shqiptarja.com