INSTAT:Berisha i llogariti shqiptarët
100 mijë rezidentë më pak
Ri-llogaritja tani e të dhënave të Censusit, të kryer në vitin 2011 nga Intituti i Statistikave, sjell rritjen e numrit të shqiptarëve rezidentë, të njohur zyrtarisht nga shteti. INSTAT njoftoi dje se, pas përfundimit të konferencës dyditore mbi analizat e të dhënave të Censusit 2011.
TIRANE- Ri-llogaritja tani e të dhënave të Censusit, të kryer në vitin 2011 nga Intituti i Statistikave, sjell rritjen e numrit të shqiptarëve rezidentë, të njohur zyrtarisht nga shteti. INSTAT njoftoi dje se, pas përfundimit të konferencës dyditore mbi analizat e të dhënave të Censusit 2011 dhe përdorimit të tyre, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2014 rezulton 2.895.947 vetë, nga të cilët 1.435.984 femra dhe 1.459.963 meshkuj.
Më 1 tetor 2011 INSTAT përfundoi Censusin e Popullsisë dhe Banesave, ku popullsia rezidente në vend rezultoi 2.800.138 banorë.
Ky rezultat shfaqi një diferencë me atë çfarë ishte projektuar për vitin 2011 nga Projeksionet e Popullsisë bazuar në Censusin e vitit 2001. Për herë të parë, tani INSTAT ndërmori Anketën e Pas-Censusit (APC), me objektiv kryesor kontrolli i mbulimit të Censusit. Rezultatet e kësaj ankete treguan se Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 kishte një nën-mbulim prej 3 përqindësh. Rezultatet e APC mund të përdoren gjithashtu në vlerësimin e popullsisë për vitet pasardhëse, si dhe për rivlerësimin e numrit të popullsisë gjatë periudhës midis dy censuseve. Nisur nga kjo, INSTAT dhe ekspertët e Asistencës Teknike të BE-së vlerësuan numrin e popullsisë më 1 janar duke marrë parasysh numrin e popullsisë banuese nga Censusi 2011, numrin e refuzimeve dhe rezultatet e APC, e cila më 1 janar 2012 rezultoi 2.902.190 banorë.
Të dhënat përfundimtare, ku përfshihet interpretimi shkencor i të dhënave statistikore, tregojnë se qarku më i populluar në vend është ai i Tiranës, me 788.330 banorë, pasuar nga Fieri me 317.799 dhe Elbasani me 302.827 banorë. Qarku me popullsi më të vogël rezulton Gjirokastra me 73.556 banorë.
Sa u përket grupmoshave, më shumë shqiptarë i përkasin grupit nga 15 në 19 vjeç, ndërkohë që grupi nga 20 deri në 24 vjeç pason me diferencë shumë të ulët. Afro 350 mijë vetë kanë kaluar moshën e pensionit (marrë 65 vjeç për burrat e gratë), por shifra është më e lartë pasi gratë dalin në pension 60 vjeç.
Në Censusin, e organizuar gjatë kohës kur qeveriste Berisha, shifra e popullsisë rezidente befasoi opinionin me nivelin e ulur të saj, krahasuar me Censusin 2001. Në fakt, kjo pasqyronte largime masive jashtë vendit,si dhe një tendencë për rënien e ritmit të rritjes së popullsisë. Korrigjimi aktual i shifrës totale hedh dritë mbi një realitet më të saktë, duke bërë që të ardhurat për frymë të popullsisë të korrigjohen në ulje. Por saktësia e statistikave, pavarësisht nga interesi politik i qeverive, është i domosdoshëm për të përcaktuar qartë politikat sociale dhe buxhetet e shtetit, tani dhe në perspektivë.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24