Ekonomia shqiptare duket se po arrin nivelet e parashikuara prej rreth 3 përqindëshit rritje vjetore. Ajo shënoi një rritje në shkallë vjetore në masën 2.96 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, ndërkohë që pritet 3.4 për qind rritje në fund të vitit. Sipas Institutit zyrtar të Statistikave, kontributin kryesor në rritjen në tre muajt e parë të vitit 2016 e kanë dhënë degët Tregti Hotele Restorante dhe Transport me 0.85 pikë përqindje, Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0.60 pikë përqindje
Sektori i ndërtimit ka vijuar të rritet edhe këtë tremujor me 7.58%, i nxitur kryesisht nga punimet që po zhvillohen në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP. Ndërkohë, degët që kanë kontribuar negativisht janë Industria, Energjia dhe Uji, si dhe Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi.
Degët
Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, pati një rënie në masën 0.27%. Bujqësia, Blegtoria dhe Pyjet në vetvete shënuan një rritje 0.1%, ndërsa influencën negative në këtë grup aktivitetesh e ka dhënë Peshkimi.
Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2.02% në tremujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, ku ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë nëngrupi Industria Nxjerrëse me 22.55%. Kjo degë e ekonomisë vijon të shfaqë problem që lidhen me situatën e krizës globale.
Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2016 pati rritje 7.58, ndërsa grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 5.75% në tremujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, sipas shifrave të INSTAT.
Grupi i degëve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje të ndjeshme në shkallë vjetore prej 14.58 përqindësh në tremujorin e parë të vitit 2016, përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2015, udhëhequr nga rritja e Komunikacionit me 18.94%.
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje 0.67%, ndërsa ai i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar rritje prej 3.73 përqindësh në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Grupi i degëve Aktivitete Profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rritje 4.22 dhe po ashtu grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e parë të vitit 2016 pati rritje me 0.87% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015.
Grupi Shërbime të tjera si Arte dhe Argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, në tremujorin e parë të vitit 2016 pati rritje me 2.80% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015.
Në sajë edhe të reformave fiskale të ndërmartra nga administrate tatimore e doganore, taksat neto mbi produktet në tremujorin e parë të vitit 2016 patën rritje me 3.22% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015.
Prodhimi
Degët kryesore të ekonomisë paraqiten grafikisht duke evidentuar tendencën e ndryshimit në shkallë vjetore. Kryesojnë Informacioni dhe Ndërtimi
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com