INSTAT: Eksportet u rritën 12.9%
në vlerë në 7-mujorin 2017

INSTAT: Eksportet u rritën 12.9%<br />në vlerë në 7-mujorin 2017
Në shtatë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 158 miliardë lekë, duke u rritur me 12.9%, krahasuar  me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 350 miliardë lekë, duke u rritur me 6.3%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 192 miliardë lekë, duke u rritur me 1.4%, krahasuar me 2016, referon INSTAT.

Për periudhën janar-korrik, shitjet e produkteve shqiptare jashtë vendit u rritën me 12.9% me bazë vjetore, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes, teksa për 5 mujorin, zgjerimi ishte gati 17% (dhe për 6 mujorin 13.4%), sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.

Grupi më i madh i eksportuar vijuan të mbeten tekstilet dhe këpucët, që për 7 mujorin u rritën me 8.7%, në 70 miliardë lekë, duke përbërë 44% të totalit të eksporteve. Pesha e këtij grupi është rritur sërish, duke treguar varësinë e eksporteve tona nga shitja e krahut të lirë të fuqisë punëtore, që është edhe avantazhi kryesor konkurrues i vendit.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të eksporteve ka vijuar ta ketë grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me një zgjerim prej 7 miliardë lekë me bazë vjetore për 7 mujorin (për tekstilet e këpucët rritja për të njëjtën periudhë ishte 5.5 miliardë lekë), apo me 42%.

Rigjallërimi i aktivitetit të Kurum (përmes kompanisë Albametal) dhe shtimi i eksporteve te materialeve të ndërtimit (çimentos) rezultojnë arsyeja kryesore e këtij zgjerimi.
Grupi “Ushqime, pije dhe duhan” është rritur me 17% në 16.1 miliardë lekë, duke përshpejtuar ritmet, në raport me 6 mujorin. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?

Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?