Krahasuar me vitin pararendës punësimi u rrit me 1.3 %. Ndërkohë 50,5 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11 % është e papunë dhe 38,5 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës).
Këto të dhëna javë prezantuar nga vetë Drejtor i përgjithshëm i INSTAT, Gjergji Filipi.
Bëhet e ditur se gjatë vitit 2014 numri i të papunëve në Shqipëri është 219.797 persona. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17,9 %. Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë është 19,7 % dhe për femrat është 15,5 %.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 20,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42,7 % dhe 39,4 % të të punësuarve gjithsej.
Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2014, rezulton se 41,6 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 26 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 32,4 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
INSTAT, prezanton “Anketën e Kostove të Punës për vitin 2013”
Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it, Gjergj Filipi, prezantoi të premten paradite, në një konferencë për median në Tiranë, studimin më të fundit mbi koston e punës në Shqipëri, për vitin 2013.
Sipas tij, kostot e punës përbëjnë komponentin më të rëndësishëm të kostos së prodhimit të të mirave dhe shërbimeve dhe i korrespondojnë kostove të një punëdhënësi për punësimin e stafit punonjës.
Filipi tha se, kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë rritet me rritjen e madhësisë së ndërmarrjes.
Ndërmarrjet jo-bujqësore me 10-49 të punësuar kanë koston mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë më të ulët (265 lekë). Sa i takon industrisë në të cilën operojnë ndërmarrjet jo-bujqësore, rezulton që sektori bankar dhe ai i sigurimeve kanë koston mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë më të lartë sesa sektorët e tjerë.
"Aktivitetet ekonomike me koston më të ulët mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë janë aktivitetet ne kanalizime, menaxhim të mbeturinave dhe rregullimit (210 lekë), Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (215 lekë) dhe Industria përpunuese (219 lekë),"-tha Filipi.
Sipas publikimit, struktura e kostove të ndërmarrjeve jo-bujqësore me 10 të punësuar e më shumë për njësi pune me kohë të plotë janë si më poshtë:
82,4% e kostove janë për paga, shpërblime dhe shtesa të tjera;
15,3% për kontributet e sigurimeve shoqërore (pjesa e punëdhënësit;
1,96% për shpenzime të tjera si kosto e rekrutimit apo pagesa për veshje mbrojtëse për punonjësit;
0,4% e kostos totale vjetore shkon për trajnim profesional ose për taksat e punësimit.
Krahasuar me vendet e rajonit si dhe me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në Shqipëri kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në aktivitetet ekonomike "Industri, Ndërtim dhe Shërbime" është 2,2 euro, më pas renditen shtete si Bullgaria dhe Maqedonia me kosto orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë përkatësisht 3,4 dhe 3,5 euro.
Në raport me vendin me koston më të lartë orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë renditet Norvegjia 57,1 euro.
Anketa e Kostove të Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për të matur nivelet dhe përbërjen e kostove të punës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)