Ndërtimi i rrugës Kashar-Pezë-Lekaj, qeveria miraton kontratën e koncesionit! Do ndërtohet nga Gjoka Konstruktion

Ndërtimi i rrugës Kashar-Pezë-Lekaj,  qeveria miraton kontratën e koncesionit! Do ndërtohet nga Gjoka Konstruktion

1735605432_1659440577HARTA.jpg

Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtje, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj.

Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k, “Cobial” sh.p.k. “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.

Ndërtimi i rrugës Kashar – Lekaj (Rrogozhinë), pjesë të Korridorit Blu vjen pas hapjes së autostradës së re Thumanë - Kashar.

Ky aks do të përshkohet për 25 minuta. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për 35 vite dhe kalimi i mjeteve do të jetë me pagesë  

                                                                                     V E N D I M
                                                                                         PËR
Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar- Pezë- Lekaj, ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik”, sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa group”, sh.p.k., “Udha”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik” sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa Group”, sh.p.k., “UDHA”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Lajmi kryesor:

Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë


S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Sherri me sende të forta në Sarandë, Report Tv siguron FOTON e 3 vëllezërve policë

Sherri me sende të forta në Sarandë, Report Tv siguron FOTON e 3 vëllezërve policë