Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtje, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj.
Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k, “Cobial” sh.p.k. “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.
Ndërtimi i rrugës Kashar – Lekaj (Rrogozhinë), pjesë të Korridorit Blu vjen pas hapjes së autostradës së re Thumanë - Kashar.
Ky aks do të përshkohet për 25 minuta. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për 35 vite dhe kalimi i mjeteve do të jetë me pagesë
V E N D I M
PËR
Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar- Pezë- Lekaj, ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik”, sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa group”, sh.p.k., “Udha”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik” sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa Group”, sh.p.k., “UDHA”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Lajmi kryesor:
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.5%
-
Mirëqënia
21.8%
Vota total: 1878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Qytetarët presin në shesh ndërrimin e viteve me koncert dhe fishekzjarre, edhe kryebashkiaku Beci prezent
1 Janar, 00:18
-
Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 16:06
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 09:20
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Aktivitete kulturore/ Baleti “Arrëthyesi” në skenën e TKOB! “Shkodra n’Fest” në sheshin para bashkisë
30 Dhjetor 2024, 16:33
-
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
30 Dhjetor 2024, 16:10
-
Festat sjellin fluks në Hanin e Hotit, udhëtarët nga Mali i Zi një orë në radhë për të hyrë në Shqipëri
30 Dhjetor 2024, 14:54
-
Veri-Jug/ ‘Shkodra n’fest’, tradita dhe magjia e Vitit të Ri 2025
29 Dhjetor 2024, 14:34
-
Atmosferë magjike në Shkodër për Vitin e Ri! Hotelet të prenotuara thuajse 100%, nuk ‘tradhtojnë’ shqiptarët e Kosovës
29 Dhjetor 2024, 14:02
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vllaznia bën dy afrimet e para! Merr ish-sulmuesin e Partizanit
28 Dhjetor 2024, 15:21
-
Speciale/Motër Grazia, një Nënë Terezë e dytë në Fushë-Arrëz! Historia e misionares gjermane që kontribuoi më shumë se shteti për banorët
28 Dhjetor 2024, 14:08