Në tremujorin e katërt të vitit 2015, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 102,3 %, duke pësuar një rritje të lehtë prej 0.03 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Sipas raportit të publikuar të premten nga Instituti i Statistikave, INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 0,1 %.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, rritjen më të madhe e ka patur grupi “shpenzime për paga” me 1,6 %. Ndërsa, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”shpenzime materiale” me 2,3 %, pasuar nga grupet “shpenzime për energji” me 0,8 %, “shpenzime transporti” me 0,7 %, etj.
Në tremujorin e katërt 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është – 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, uljen më të madhe e ka patur grupi “shpenzime materiale” me 0,7 %. Brenda këtij grupi uljen më të madhe e patën nëngrupet “materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi”me 0,8 % seicili.
Indeksi i çmimeve të grupeve “shpenzime transporti” dhe “shpenzime makinerie” është ulur respektivisht me 0,3 % dhe 0,1 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Indeksi i grupit ”shpenzime të tjera” u rrit me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pasuar nga grupi “shpenzime për paga” me 0,2 %. /ATSH
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com