INSTAT: Kosova, vendi i
dytë për eksportet shqiptare

INSTAT: Kosova, vendi i<br />dytë për eksportet shqiptare
Kosova ka kaluar në partnerin e dytë për eksportet shqiptare me 9,1%, por pas Italisë, që kryeson me 48,3% ndaj totalit.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-korrik u eksportuan drejt Kosovës produkte “Made in Albania’ me vlerë 13.7 miliardë lekë dhe një rritje 47% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku eksportet e lëndëve djegëse dhe energjisë janë dyfishuar në 7 muajt e parë 2015, cka tregon një zhvendosje të tregut në vitet e fundit nga Spanja.
Produktet shqiptare më të eksportuara drejt Kosovës janë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, që zënë 47.4% të totalit, ndjekur nga materiale ndërtimi dhe metale me 29% të totalit.

Edhe shitjet e produkteve ushqimore shqiptare në tregjet e Kosovës në 7 muajt e parë u rritën 45%, duke arritur në vlerën e 1.4 miliardë lekë, por megjithatë, pesha e tyre mbetet e ulët në eksportet me vetëm 10% ndaj totalit.

Në raport me të njëjtën periudhë të 2014-tës, rritja me dy herë më shumë e eksporteve drejt Kosovës ka ardhur nga grupi i “mineraleve, lëndëve djegese dhe energjisë”, kryesisht nga nafta shqiptare, ndërsa grosistët importues të karburanteve po eksportojnë edhe në Kosovë e Maqedoni.

Importet e mallrave nga Kosova arritën vlerën 3.3 miliardë lekë, një vlerë gati e njëjtë, krahasuar me 7-mujorin e parë 2014/ATSH/

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)