Sipas projeksioneve të INSTAT, në vitet 2011-2031, popullsia në Shqipëri në shumicën e qarqeve do të ketë rënie, me përjashtim të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Numri i banorëve të qarkut të Tiranës parashikohet të rritet më se 25% dhe nga 763.560 banorë në vitin 2011, të arrijë në 965.108 në vitin 2031.
Rritja e popullsisë në dy dekadat që vijnë, parashikohet të jetë shumë më e kufizuar në qarqet Durrës dhe Vlorë, me rreth 3%. Rënia më e shpejtë e popullsisë pritet të ndodhë në qarqet Kukës dhe Dibër në veri dhe në Gjirokastër në jug, ku popullsia pritet të zvogëlohet me rreth 30% deri në vitin 2031.
Pjesa tjetër e vendit do të përfshihet nga një rënie e popullsisë nga 10-20% deri në vitin 2031. Gjithcka lidhet me rolin negativ që vijon të luajë migracioni neto në rënien e popullsisë në shkallë vendi, pavarësisht se shtesa natyrore vazhdon të jetë pozitive.
Nga Janar-2010-Janar 2015 popullsia në vend është zvogëluar me rreth 26 mijë banorë, si pasojë e shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit neto. Qarqet të cilat shënojnë koeficient të ndryshimit të popullsisë më të lartë se në shkallë vendi me kah pozitiv, janë Tirana dhe Durrësi, përkatësisht 1.4 % dhe 0.8 %.
Të gjithë qarqet e tjera shënojnë një koeficient më të ulët të ndryshimit të popullsisë, ku rezulton sipas INSTAT-it, se koeficientin më të ulët të ndryshimit të popullsisë e ka qarku i Gjirokastrës me -2.6%. Një studim i kryer nga Instituti i Statistikave thekson se impakt të rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë të qarqeve jep balanca e migracionit neto dhe lëvizjet e brendshme të popullsisë.
Kështu, 10 qarqe përjetojnë më tepër flukse dalëse të popullsisë se sa hyrëse, ku si rrjedhim, kanë normë të migracionit neto të brendshëm negativ.
Vetëm në 2 qarqe, Tirana dhe Durrësi, flukset hyrëse tejkalojnë ato dalëse, duke rezultuar me normë pozitive migracioni, duke vijuar si për gjatë 24 viteve të fundit, të jenë dy qarqet kryesore për migrantët e brendshëm.
Ndërsa popullsia në Shqipëri gjatë viteve 2010-2014 ka rënë mesatarisht çdo vit me 1.8 për mijë banorë, me rritje janë vetëm 2 qarqe, Tirana dhe Durrësi.
Qarku i Tiranës ka rritjen më të lartë, mesatarisht me 1.4 % çdo vit në periudhën 2010-2014, ku rreth mbi 10 mijë banorë i shtohen mesatarisht çdo vit në këtë 5-vjeçar.
Qarku me rënien më të madhe gjatë 2010- 2014 është i Gjirokastrës me 2.7 % mesatarisht çdo vit, ose me terma absolut, ulet me rreth 2 mijë banorë/vit, edhe pse fluksi i migrimit është ulur, krahasuar me periudhën e mëparshme.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com