INSTAT/ Në 2014 ekonomia u rrit
Kryeson industria, dobët bujqësia

INSTAT/ Në 2014 ekonomia u rrit<br />Kryeson industria, dobët bujqësia
INSTAT vlerëson paraprakisht se ne 2014 ekonomia shqiptare sipas treguesit të Vlerës se Shtuar Bruto (VSHB) tremujore pati rritje prej 1.89%, krahasuar me vitin 2013.

Ky vlerësim mbështetet edhe në treguesit e arritur në 3-mujorin e fundit 2014, ku ekonomia vlerësohet me rritje 2.42 % kundrejt tremujorit të katërt 2013 sipas treguesit të VSHB dhe 1.12% në krahasim me tremujorin paraardhës, njoftoi sot INSTAT.

Edhe pse bujqësia konsiderohet si baze në zhvillimin e ekonomisë, vërehet se ajo jo vetëm që nuk rreshtohet ndër degët kryesore, por përkundrazi, ka dhënë ndikim negativ. Kështu, në këtë rritje kontributin kryesor e dhanë degët e ekonomisë: ndërtimi me 1.56 pikë përqind, “shërbimet e tjera” me 0.95 pikë përqind, “Tregti, hotele dhe restorante” me 0.54 pikë përqind, Industria me 0.24 pikë përqind dhe Transporti me 0.09 pikë përqind.

Degët që kontribuan negativisht janë grupet “Bujqësia, gjuetia dhe pyjet” me -0.67 pikë përqind dhe “Posta dhe Komunikacioni” me -0.30 pikë përqind. Krahasuar me të njëjtën kohë të vitit 2013, sipas INSTAT vërehet se ativiteti bujqësor në tremujorin e katërt 2014 pësoi rënie të llogaritur në 2.66%.

Më rritje rezulton grupi i Industrive me 1.61% në tremujorin e katërt 2014 krahasuar me tremujorin e katërt 2013, ku industria përpunuese dha ndikimin pozitiv me rritje 3.39%, ndërsa ajo Nxjerrëse ra 0.47%. Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e katërt 2014 u rrit 10.81% krahasuar me tremujorin e katërt 2013.

Edhe grupi “Tregti, Hotele dhe Restorante” pësoi rritje me 3.26% në tremujorin e katërt të vitit 2014 ndaj të njëjtës kohë të vitit 2013, ku tregtia pati rritjen më të madhe me 3.56% dhe me 1.13% dega “Hotele dhe Restorante”. Aktiviteti i Transportit gjithashtu u rrit me 3.01% në tremujorin e katërt 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm.

Grupi i degëve Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rënie prej 9.48% në tremujorin e katërt të vitit 2014 përkundrejt tremujorit të katërt  2013. Grupi Shërbime të tjera në tremujorin e katërt të vitit 2014 pati rritjen 3.21% kundrejt tremujorit të katërt 2013, ku ndikim pozitiv dhanë degët si aktivitetet financiare, ato mbi pasuritë e patundshme, dhëniet me qera, administrata publike, shëndetësia, etj


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë