INSTAT/ Eksportet, në 5
muaj arrijnë 830 milionë euro
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për periudhën janar-maj, shitjet e mallrave jashtë vendit arritën në rreth 111 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 16.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për periudhën janar-maj, shitjet e mallrave jashtë vendit arritën në rreth 111 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 16.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tekstile dhe këpucë vijon të jetë grupi kryesor i eksportuar dhe ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas një fillim viti të ngadaltë. Sipas INSTAT eksportet e këtij grupi për 5 mujorin ishin 48 miliardë lekë, me një zgjerim prej 7.5% me bazë vjetore. Eksportet e këtij grupi zinin 43% të totalit, nga 47% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Minerale, lëndë djegëse dhe energji” vijojnë të jetë grupi i dytë më i eksportuar, ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar në maj. Për 5 mujorin ky grup u zgjerua me 31.5% në 20 miliardë lekë. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ai vuajti ecurinë e dobët të konjukturave ndërkombëtare, mineralet dhe nafta kanë pasur një vit më të mbarë në 2017-n.
Grupi me rritjen më të lartë për 5 mujorin është ai i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, i nxitur nga eksportet e çimentos por edhe rigjallërimi i aktivitetit të
Kurum, (që shpalli procedurat për faliment në shkurt të vitit të kaluar), i cili ka kaluar një pjesë të aktivitetit te kompania Albametal. Ky grup është rritur me 42%, për të arritur në 17.5 miliardë lekë.
Grupi “ushqime, pije dhe duhan” është rritur me 15% për 5 mujorin, në 10.9 miliardë lekë, duke përshpejtuar ritmet në maj, kur është shënuar një zgjerim prej 33%.
Pozitivisht ka performuar edhe grupi i “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me një rritje prej 22% në 5.6 miliardë lekë. Eksportet e makinerive e pajisjeve shënuan një rritje të lartë deri dy vite më parë dhe më pas sektori u ngadalësua ndjeshëm, për t’u rigjallëruar sërish këtë vit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.5%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor, 13:55
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator, 10:33
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator, 17:22
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
3 Shtator, 16:59
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36