TIRANE - Instituti i statistikave INSTAT, ka publikuar raportin statistikor për periudhën e Korrik-Shtator të vitit 2014. Ajo që bie në sy është se te pjesa e lejeve të ndërtimit, ka një nxitim të dukshëm të kryetarëve të Bashkisë Vlorë dhe Tiranë, për të dhënë leje ndërtimin.
Madje po ta krahasosh me periudhën e 2013, rezulton se janë 34 leje më shumë. Ndërsa me periudhën e dytë të 2014, janë shënuar 83 leje ndërtimin më shumë. Sipas tabelës se INSTAT, rezultojnë se bashkitë që kanë dhënë më shumë leje ndërtimin janë ajo e Vlorës me 43 leje, për tu pasuar nga Bashkia Tiranë me 38 të tilla, 15 në Shkodër dhe po 15 në Fier. Durrësi edhe pse qarku i dytë pas Tiranës ka dhënë vetëm 5 leje ndërtimin, ndërsa Elbasani 6.
Gjithë ky nxitim erdhi për leje ndërtimin erdhi përpara se Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT, të miratonte në muajin Gush një moratorium, duke ngrirë dhënien lejeve të ndërtimin. Sipas vendimit asnjë njësi vendore nuk do të ketë më të drejtë të japë leje ndërtimi, pavarësisht planeve të miratuara urbanistike, përveç rasteve kur bëhet fjalë për ndërtime për industri prodhuese apo për ndërtim rrugësh.
“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha. Kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme,” tha Kryeministri Rama gjatë mbledhjes të KKT-së të mbajtur në muajin Gusht. “Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim, për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhjeve,” shtoi ai.

Vendimi i KKT-së është kundërshtuar nga opozita dhe nga grupet e interest, që e konsideruan jo vetëm si antikushtetuese, por ndërhyrje në kompetencat e vendorëve. Vendimi është kundërshtuar gjithashtu dhe nga Konfindustria, e cila në një deklaratë në muajin nëntor nënvizoi se “pafuqia institucionale për të kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndërtimit nga njësite vendore nuk mund të zgjidhet me ndalimin e plotë të një aktiviteti shumë te rëndësishëm ekonomik për vendin.”
Sipas INSTAT lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, ku përfshihen ndërtesat për banim, zënë 80,3 % të numrit total të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente,ku përfshihen ndërtesat për hotele,tregtare, industriale dhe të tjera, zënë 19,7 %. Por pavarësisht kësaj situate, kryeministri Rama ka deklaruar se duke filluar nga ky muaj, do hiqet moratorium duke ju dhënë mundësinë për të dhënë leje ndërtimin, por duke zbatuar rregulla strikte për ndërtimin. Madje duke e futur në kodin penal, se ata që devijojnë nga projekti do të vuajnë nga 1 deri në 3 vjet per zbatuesin e projektit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO