INSTAT: Prodhimi i Brendshëm
u rrit 2.62% në vitin 2015

INSTAT: Prodhimi i Brendshëm<br />u rrit 2.62% në vitin 2015
TREMUJORI IV
 
Industria
Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2.94 për qind në tremujorin e katërt 2015. Ndikimin kryesor për këtë e ka dhënë nëngrupi Industria Nxjerrëse dhe Energjia Elektrike, të cilat shënuan një rënie të theksuar, përkatësisht me 18 për qind dhe 10.11 për qind
 
Bujqësia
Bujqësia ka shënuar rënie të vazhdueshme për pesë tremujorë rradhazi dhe në tremujorin e fundit 2015 rënia ka qenë edhe më e lartë. Shkaku kryesor vlerësohet se lidhet me përmbytjet masive që përfshinë vendin në fund 2014-fillim 2015, përfshirë dëmet në Ultësirën Perëndimore
 
Ndërtimi
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati rritje 12.75% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Mendimi i specialistëve është se këtu kanë ndikuar punimet fillestare për realizimin e gazsjellësit TAP dhe ato të HEC-eve mbi lumin e Devollit

Qeveria nuk e arriti dot synimin e saj të mëparshëm të rritjes ekonomike në masën 3 për qind gjatë vitit 2015, megjithatë, me 2.62%, në kushtet e krizës globale, mund të thuhet se ekonomia shqiptare pati një performancë pozitive. Kuadri afatmesëm makroekonomik e fiskal, në fakt, një dokument i miratuar në janar 2015, parashikonte rritje ekonomike në masën 3 për qind për vitin e kaluar, si dhe rritje ekonomike 4 për qind për vitin 2016. Shifra erdhi duke u rudhur gjatë vitit, ku edhe ndërkombëtarët, edhe qeveria e ulën prognozën gradualisht, për të prezantuar nivelin 2.7% si “stekën” e mundshme që do të kapërcehej.

Pozitiv është fakti që sektori i ndërtimit, për shumë vite “lokomotiva” që ka tërhequr mbarë ekonominë shqiptare, vjet u rikthye në krye të saj. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 pati rritje, jo pak, prej 12.75% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Mendimi i specialistëve është se këtu kanë ndikuar punimet fillestare për realizimin e gazsjellësit TAP dhe, më shumë, ato të hidrocentraleve nga ana e firmës Devolli Hydropower. Por, gjithashtu, edhe punimet rregulluese nëpër qendrat e qarqeve në kuadër të zgjedhjeve vendore. Kurse sektori i banesave është paraqitur dobët. Këtë e dëshmon fakti që aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rënie prej 8.21% në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Sektori i bujqësisë pësoi një rënie prej 0.9 për qind gjatë vitit 2015, rënia e parë vjetore e këtij sektori në shumë vite. Sipas të dhënave të INSTAT-it, bujqësia ka shënuar rënie të vazhdueshme për pesë tremujorë rradhazi dhe në tremujorin e fundit 2015 rënia ka qenë edhe më e lartë. Shkaku kryesor vlerësohet se lidhet me përmbytjet masive që përfshinë disa zona të vendit në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, përfshirë dëmet e shkaktuara në Ultësirën Perëndimore. Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1.94%.

Në terrenin negativ u luhat edhe industria. Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2.94% në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, ku ndikimin kryesor e ka dhënë nëngrupi Industria Nxjerrëse dhe Energjia Elektrike, të cilat shënuan një rënie të theksuar, përkatësisht me 18.03% dhe 10.11%.
Grupi i degëve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje 7.6% në tremujorin e katërt të vitit 2015 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014. Kurse Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 3.36% në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë

INSTAT

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut