INSTAT: Prodhimi neto i energjisë
elektrike u rrit me 24,1% në 2015
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë vitit 2015 është rritur me 24.1%, krahasuar me një vit më parë, referuar të dhënave të fundit të INSAT.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë vitit 2015 është rritur me 24.1%, krahasuar me një vit më parë, referuar të dhënave të fundit të INSTAT.
Gjatë vitit të shkuar, prodhimi neto vendas ishte 5.866 GWh, ndërsa dy vjet më parë ishte 4.726 GWh, thuhet në raportin e Institutitut të Statistikave, publikuar sot.
“Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2015 ka ndikuar në rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve, krahasuar me 2014. Gjatë vitit 2015, vendi rezulton të jetë importues neto i energjisë elektrike”, thuhet në raport.
Importi bruto i energjisë elektrike në 2015-ën, rezultoi me rënie prej 29,8 përqind duke arritur vlerën 2.355 GWh, nga 3.356 GWh që ishte në vitin 2014. Ndërsa, eksporti bruto i energjisë elektrike në vitin 2015, rezultoi me rritje mbi 2 herë (231,4 përqind), duke arritur 956 GWh në vitin 2015, nga 288 GWh që përbënte në vitin e kaluar.
Ndërsa, humbjet në rrjet gjatë vitit 2015 kanë rënë me 21,1 përqind, krahasuar me 2014-ën, ku ndikim në këtë rënie kanë patur uljet e humbjeve në shpërndarje të cilat përbëjnë 92,8 përqind të humbjeve gjithsej në rrjet. Në shifra konkrete, humbjet gjatë 2015-ës u shënuan 2.196 GWh nga 2.783 GWh që ishin dy vite më parë. Reduktimi i humbjeve ka qenë dhe vijon të jetë një nga polikat kryesore të OSHEE-së dhe Ministrisë së Energjisë.
Ndërkohë, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në 2015-ën është 5.069 GWh nga 5.011 GWh që ishte në 2014-ën. Gjatë kësaj periudhe, ky tregues ka shënuar rritje 1,2 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Në 2015-ën, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 0,8 përqind dhe për jo familjarët u rrit me 1,5 përqind, krahasuar me vitin 2014.
Prodhimi neto vendas llogaritet si shumë e sasisë bruto të energjisë elektrike të prodhuar nga të gjithë prodhuesit në vend si prodhimi i hidrocentraleve, termocentraleve dhe prodhuesit e tjerë duke zbritur konsumin dhe humbjet vetjake në prodhim, ndërsa humbjet dhe konsumi vetjak i referohet energjisë elektrike të përdorur nga veprimtaritë ndihmëse të stacionit të energjisë të lidhura direkt me prodhimin si psh. ftohje e ujit, shërbimet e stacionit të energjisë, ngrohje, ndriçim, etj, saktëson INSTAT.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon
7 Janar, 21:58
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Nju Jork, apeli hedh poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar dhënien e dënimit më 10 janar
7 Janar, 21:45
-
'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull
7 Janar, 21:32
-
Hetimet për Donald Trump, gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm
7 Janar, 21:32