INSTAT: Rritet papunësia në
tremujorin e katërt të 2015-ës
PDF/Raporti Instat për papunësinë

INSTAT: Rritet papunësia në<br />tremujorin e katërt të 2015-ës<br />PDF/Raporti Instat për papunësinë
Papunësia është rritur me 0.2 pikë përqindje në tremujorin e katër të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Referuar Anketës së Forcave të Punës publikuar sot nga INSTAT, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, shkalla e papunësisë është rritur në 17,7%, ndërsa një tremujor më parë, i njëjti tregues ishte 17.5%. 

Referuar shifrave konkrete, numri i të punësuarve është 1.071.053 persona, ndërsa numri i personave të papunë është 230.747 persona.

Tregu i punës
INSTAT bën me dije se 65,3 % e popullsisë është aktive në tregun e punës, ose në kërkim aktiv të një pune. Më shumë të punësuar vijnë të jenë në bujqësi, bën me dije INSTAT. Ndërkaq, për sa i përket ndarjes gjinore, për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 56,8 %, ndërsa, për meshkujt 73,5 %. 

Gjatë tremujorit të katërt 2015, 38,7 % e të punësuarve u angazhuan në sektorin e bujqësisë, thuhet në raportin e INSTAT. Pas bujqësisë, sektori që punëson numrin më të madh të shqiptarëve është ai i shërbimeve (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, me 23,9 % të të punësuarve. 

Të punësuarit në sektorit e jo shërbimeve administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi, etj) përbën 17,1 % të punësimit total. Ndërsa, të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 10,3 % të të punësuarve.

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Arsimi, në tkurrje të shpejtë, numri i nxënësve dhe studentëve ra me 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Arsimi, në tkurrje të shpejtë, numri i nxënësve dhe studentëve ra me 3.7% në vitin akademik 2023-2024