INSTAT: Sektori i peshkimit drejt zhvillimit, rritet me 17%

INSTAT: Sektori i peshkimit drejt zhvillimit, rritet me 17%

Porti i Durrësit

Në vitin 2018, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 14.875 tonë nga 12.719 tonë që ishte në vitin 2017, duke pësuar një rritje me 17%.Të dhënat e fundit nga Insituti i Statistikave tregojnë se deri në vitin 2018 janë 632 subjekte të liçencuara për aktivitet peshkimi.

Flota vepron kryesisht në Adriatikun e Jugut, ku janë 73 subjekte të liçencuara më shumë se një vit më parë. Kjo tregon zhvillimin që po merr sektori vitet e fundit.  Në vitin 2018, porti me numrin më të madh të anijeve të liçencuara është porti i Durrësit, me 37 % të flotës së përgjithshme.

Porti i Vlorës ka 31 % të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 16 %. Portet e peshkimit të Himarës dhe Lushnje-Fier janë ato me përqindjet më të vogla të subjekteve të liçencuara për peshkim, përkatësisht me nga 2,0 %. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica, që zë 67% si dhe anije peshkimi me tërheqje që ze 27,0 %, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë.

Për sa i përket kategorive ujore detare, bregdetare dhe lagunore, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 24,4 % ndaj totalit, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 20,6 % dhe “Merluci” me 14,1 %.

Ndërsa në ujërat e brendshme, specia “Krap” ka përqindjen më të madhe të zënë ndaj totalit, me rreth 23,6 %, pasuar nga “Skorta” 19,9 % dhe specia “Karas” me 19,8 %.

INSTAT përcakton peshkimin “Detar” si kategorinë me prodhimin më të lartë për sektorin, me 37,2 %, ndaj prodhimit total, pasuar nga “Akuakultura” me 34,5 % si dhe Ujërat e brendshme me 16,3 %, ndaj totalit.

Ora 12:23
INSTAT: Sektori i peshkimit drejt zhvillimit, rritet me 17%
1/5
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

    Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës