Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill

Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill

Foto ilustruese

Ndonëse rritja e çmimeve në muajin prill u ngadalësua sërish, disa prej ushqimeve bazë kanë vijuar shtrenjtimin me ritme të shpejta. Të dhënat e detajuara të INSTAT bënë të ditur se “qumështi, djathi, veza”, “peshku”, “mishi” dhe “patatja” kanë vijuar rritjen me ritme dyshifrore. Bulmeti është brë pothuajse i papërballuashëm për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare dhe rritja e tij nuk po ndalet.

Në prill, grupi “Qumësht, djathë dhe vezë” u shtrenjtua me 15.5%, pas një zgjerimi prej 17.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Operatorët kanë pohuar se kostot e tyre janë rritur për shkak të lëndës së parë, mungesës së fuqisë punëtore që ka ulur nivelin e grumbullimit të qumështit të papërpunuar si dhe politikave fiskale që ulën nivelin e TVSH-së së rimbursuar. Produktet e qumështit madje janë më të shtrenjta edhe se rajoni, duke bërë që të shtohet konkurrenca nga importi.

Mishi është produkti tjetër bazë që sa vjen e po kushton më shumë në buxhetin familjeve. Në prill, sipas INSTAT, indeksi vjetor i këtij grupi u rrit me 12.3%, nga 7.8% që ishte ndryshimi vjetor në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ashtu si në rastin e qumështit, shtrenjtimi është i lidhur me problemet që po kalon blegtoria në vend, duke nxitur importet. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se për muajt e parë të vitit, nga gupet e ushqimeve rritje kanë pësuar vetëm importet që lidhen me produktet nga kafshët, të tilla si bulmeti dhe mishi.

Rritja e importeve në këto produkte po vjen si rrjedhojë e krizës që po kalon blegtoria e vendase ku numri i kafshëve po tkurret me shpejtësi në fermat e vogla si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale. Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritmet shumë të larta vitin e fundit. Nëse doni të blini peshk, duhet të mendoheni mirë. Çmimet e tij janë rritur me 13.5% në prill, nga 3.6% që ishte ndryshimi vjetor në prill 2022. Më shumë kushton dhe patatja (+10.7) dhe frutat (+7.7%).

Në prill, inflacioni zbriti në 4.6%, niveli më i ulët në më shumë se një vit. Treguesi u ndikua kryesisht nga rënia e çmimeve në naftës, me grupin “Shërbime ndaj mjeteve personale të transportit”, që ra me 13.8%, pasi ishte rritur me 30.2% në prill 2022, kur sapo kishte filluar kriza si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Në të njëjtën linjë edhe vaji, që me fillimin e luftës u shtrenjtua ndjeshëm, në prill të këtij viti u rrit me më pak se 1%.

Më i moderuar ishte dhe shtrenjtimi i bukës e drithrave dhe sheqerit./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'