Marrëdhëniet ekonomike mes dy tregjeve shqipfolëse, Shqipëri dhe Kosovë kanë ardhur në rritje dhe vëllimi tregtar për 11-mujorin e vitit 2014 arriti në vlerën 22. 230 milionë lekëve, nga 20.814 milionë lekëve që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-nëntor llogariten 16.829 milionë lekë, ku peshën kryesore e ka zënë grupi "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" vlera e të cilit llogaritet 6.672 milionë lekë.

Ndërkohë, referuar shifrave të INSTAT-it, importet nga Kosova shënojnë vlerën e 5.401 milionë lekëve.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)