INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë 3.5% më shumë për 2018-ën, rritet kërkesa për pajisjet shtëpiake

INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë 3.5% më shumë për 2018-ën, rritet kërkesa për pajisjet shtëpiake

Foto ilustruese

Shpenzimet mesatare mujore për një muaj në vitin 2018 janë 3,5 % më të larta se në vitin 2017. Sipas Insitutit të Statistikave, një NjEF përfshin mesatarisht 3,7 persona, përbën 75.935 lekë. 

Totali i shpenzimeve për konsum është 58,67 miliardë lekë në muaj për 772.664 NjEF.  Çmimet e konsumit janë rritur me 2%, në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

 Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2018, e ka shënuar grupi “Arsim”, me 19,8 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me 25,8 %.

Shpenzimet e bëra në grupin “Të tjera mallra dhe shërbime” kanë shënuar rritje prej 16,1 %, krahasuar me vitin 2017, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “artikuj dhe produkte për kujdes personal”.

  Shpenzimet e bëra në grupin “Komunikim” kanë regjistruar një rritje prej 11,2 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “shërbime telefonike”.

 Sa i përket shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:  Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.436 lekë, i cili zë një peshë prej 44,0 % në buxhetin familjar.

 Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % dhe “frutat” 8,5 %.  

Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.988 lekë, përbën 10,5 % të totalit të buxhetit familjar. 

 Grupi " Të tjera mallra dhe shërbime”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.202 lekë, zë 6,9 % të buxhetit gjithsej. 

Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë shpenzimet për “artikuj dhe produkte për kujdes personal”, me 49,4 %. 

Shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve, 2018 Në vitin 2018, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një NjEF që përfshin 3.7 persona në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 88.691 lekë në muaj. 

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 75.744 lekë dhe Korça, me 74.319 lekë në muaj për NjEF. 

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku Dibër me 58.461 dhe Elbasan, me 63.847 lekë në muaj për NjEF. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Dibrës me 23,2 %, ndjekur nga qarku i Vlorës me 16,9 %. Qarqet që kanë pësuar ulje të shpenzimeve për konsum janë : Durrësi me 0,5 % dhe Lezha me 0,3 %. 

Shpërndarja e nivelit të shpenzimeve për konsum sipas decileve1 tregon se 90 % e NjEF-ve shpenzon 83,9 % të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 70.788 lekë në muaj.

Nga ana tjetër, 10 % e NjEF-ve shpenzon 16,1 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 122.242 lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NjEF-ve me shpenzime më të larta janë 1,7 herë më shumë se ato të 90 % tjetër të NjEF-ve.

 Konsumi për frymë i 90 % të NjEF-ve me shpenzimet më të ulta janë mesatarisht 20.294 lekë në muaj, ndërsa 10 % i NjEF-ve me shpenzimet më të larta janë mesatarisht 60.987 lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,0 herë më i madh, në favor të 10% të NjEF-ve.

Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF-ve tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një ulje prej 19,6 % të shpenzimeve të 10 % të NjEF-ve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 9,5 % të shpenzimeve mesatare për konsum të 90 % tjetër, në krahasim me vitin 2017.

 Si rrjedhim, raporti i decileve në 2018, paraqet një ulje të pabarazisë nga 2,4 në 1,7, krahasuar me 2017. Shpërndarja e shpenzimeve mesatare të konsumit sipas tipit të NjEF, 2018 Në 2018, NjEF-të e përbëra nga një person i vetëm, shpenzojnë më shumë për ushqim, prej 50,0 %, krahasuar me tipet e tjera.

Shpenzimet për transport  në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me fëmijë rriten me 7,7 %. 

Ora 11:38
INSTAT: Shpenzimet për një muaj rriten me 3.5% për 2018-ën, rritet kërkesa për pajisjet shtëpiake
14/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



    ×

    Lajmi i fundit

    SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

    SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC