INSTAT: Shtesa e popullsisë
pakësohet 33% gjatë një viti

 Instituti i Statistikave konstaton një rënie të theksuar të ritmit të shtesës së popullsisë në Republikën e Shqipërisë. Sipas një materiali të publikuar ditën e djeshme, rezulton se ky ritëm gjatë një viti është pakësuar në një të tretën.
 
Shtesa
Gjatë tremujorit të dytë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 1.563 numrin e vdekjeve, ve në dukje INSTAT. Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2017, pasqyron një rënie me 32.6%, në krahasim me tremujorin e dytë 2016.

Në tremujorin e dytë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë regjistron normën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 936 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit me 216 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Dibrës me 199 lindje më shumë se vdekje.
Ndërkohë, në tremujorin e dytë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 110 numrin e lindjeve.

dokument sociale 1

dokument sociale 1
 
Lindjet

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2017, është 6.234, duke shënuar një rënie me 15.4%, në krahasim me tremujorin e dytë 2016.
Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 83 lindje, me një rënie prej 36.6%, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.013 lindje, të cilat shënojnë rënie me 8.8% në krahasim me tremujorin e dytë 2016.

Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2017, krahasuar me tremujorin e dytë 2016.

Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Gjirokastrës me 36.6% dhe qarku i Vlorës me 30.3%.

dokument sociale 1
 
Vdekjet
Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2017 rezulton 4.671, duke shënuar një rënie prej 7.4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2016.

Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.077 vdekje, me një rënie prej 8.7%, në krahasim me tremujorin e dytë 2016. Numri i vdekjeve është ulur pothuajse në çdo qark gjatë kësaj periudhe, në krahasim me tremujorin e dytë 2016.

Përjashtim bën qarku i Fierit ku numri i vdekjeve është rritur me 3.8%, në krahasim me tremujorin e dytë 2016.

Rënia më e madhe është regjistruar në qarkun e Lezhës me 25.5%. Në tremujorin e dytë 2017, gjithashtu, me rënie më të madhe se 10% të numrit të vdekjeve, paraqitet qarku i Dibrës me 13.2% dhe qarku i Shkodrës me 12.8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2016.

dokument sociale 1

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë