Instituti i Statistikave (INSTA), ka publikuar shkaqet e vdekjeve sipas sëmundjeve për vitin, ku trauma zë vendin e tretë, me trend në rritje.
Spitali Universitar i traumës dhe Shoqata Shqiptare e traumës bazuar në këto të dhëna kërkojnë mbështetje për të përmirësuar shërbimin në spital.
“Në një raport të paraqitur nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve sipas grupeve të sëmundjeve, trauma llogaritet shkaku i tretë i tyre për vitn 2016. Mund të kontribuojmë duke përmirësuar shërbimin e traumës”, u shpreh Myftar Torba, Kreu i Shoqatës së Traumës.
Në një raport të Bankës Botërore raportohet se aksidentet rrugore i kushtojnë ekonomisë shqiptare mesatarisht 130 milionë euro në vit, kjo shifër sipas presidentit të shoqatës së traumës mund të ulet duke përmirësuar shërbimin e traumës.
“Po ashtu Banka Botërore në një raport ët saj vlerëson që dëmi në ekonominë shqiptare nga aksidente është nën vlerën e 130 mln euro. Është e rëndësishme që nëpërmjet hulumtimeve analizës, të dhënave, kërkimeve, t’ju bëjmë prezent politikës problemet që ne kemi, ti tregojmë çfarë na duhet dhe pse na duhet”, tha Torba.
Sipas mjekut Gjovalin Bushi trauma është shkaku i vdekjeve tek meshkujt më tepër sesa te femrat.
“Rreth gjysma e vdekjeve nga trauma janë të grup moshave nën 45 vjeç. Dëmtimet në 68% prekin meshkujt, dhe trauma prek dy herë më shumë meshkujt për arsye se janë më aktiv”, tha doktor Gjovalin Bushi.
Mjekët e traumës besojnë se përmirësimi i shërbimit ndaj pacientit të traumatizuar është duke rritur edukimin në vazhdim.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO