INSTAT: Tremujori i fundit i 2015
xhiro e sektorit të industrisë bie 4,4 %

INSTAT: Tremujori i fundit i 2015<br />xhiro e sektorit të industrisë bie 4,4 %
Në tremujorin e katërt 2015, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe përpunuese) paraqitet me rënie 4,4 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014.

Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 37,2 %.

Të dhënat vijnë përmes raportit të INSTAT për“Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike” për tremujorin e katërt 2015.

Anketa mat xhiron e sektorëve duke mbledhur shumat e faturuara për të gjithë aktivitetin e kryer nga ndërmarrjet.

Nndërkaq ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 2,1 % në aktivitetet ekonomike, krahasuar me tremujorin e katërt 2014.

Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2014 ishte me rritje 2,6 %.

Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e katërt 2015, paraqitet me rritje prej 3,7 % krahasuar me tremujorin e tretë 2015.

Në këtë rritje ndikuan kryesisht aktivitetet që kryhen në sektorët “Ndërtim” me 28,9 % dhe “Energji elektrike, gaz, avull” me 13 %.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh