Instituti Albanologjik i Kosovës ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Lulëzim Lajçi, tha se vdekja e Ismail Kadaresë është humbje e madhe për letërsinë shqipe, por edhe atë ndërkombëtare.
Vlerësim për veprën e Kadaresë shprehën edhe studiuesit Emin Kabashi dhe profesori Arben Hoxha.
Ismail Kadare është ndarë nga jeta të hënën më 1 korrik.
Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar./ KosovaPress