Instruktori i Federatës së Vrojtuesve për 'Report Tv': 2 pushuesit nga Maqedonia e Veriut ishin në plazh publik pa roje bregdetare, iu dha ndihma e parë, por s'mundën të mbijetonin

Instruktori i Federatës së Vrojtuesve, Agust Hoxha, në një lidhje telefonike për 'Report Tv' ka dhënë të tjera detaje nga rrethanat se si ndodhi ngjarja e rëndë në plazhin e Spillesë, ku humbën jetën 2 pushues nga Maqedonia e Veriut. Hoxha tha se të moshuarit ishin futur për t'u larë në një plazh publik pa roje bregdetare, por megjithatë rojet e subjekteve private në zonë i kishin shkuar në ndihmë pasi i kishin parë duke u mbytur në det. Ata u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë, por nuk mund të mbijetonin.

"Dy pushuesit nga Maqedonia e Veriut që u mbytën në Spille kanë qenë në një plazh publik që nuk ruhen nga vrojtues. Vrojtuesit në zonë që i panë i erdhën në ndihmë dhe i nxorën në breg dhe i dhanë ndihmën e parë, por nuk ishte e mundur të shpëtoheshin", tha ai.

Hoxha pati dhe një thirrje për të gjithë pushuesit duke i kërkuar që të respektojnë rregullat e vrojtuesve në plazhe dhe të dëgjojnë këshillat e tyre, pasi deti është i rrezikshëm.

"Edhe pushuesit janë neglizhentë nuk respektojnë rregullat e vrojtuesve, nuk lexojnë tabelat, kalojnë dhe ndarëset në det që nuk duhet t'i kalojnë, shkojnë më shumë se 150 metra distancë nga bregu. Vrojtuesit përballen shpesh me raste të tilla pushuesit  nuk respektojnë rregullat dhe nuk dëgjojnë se çfarë i themi. Pas konsumimit të ushqimit nuk duhet të futesh në ujë para 40 minutash sepse mund të pasojë atak kardiak. Deti është i rrezikshëm", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

E diel tragjike, mbyten në det 3 pushues! 2 të moshuar nga Maqedonia e Veriut humbin 'betejën' me dallgët në Spille! Në Velipojë mbytet polici 59-vjeçar nga Kosova


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës