Kompania Integral, që ofron konsulencë për studime jashtë vendit, ka organizuar si çdo vit turin e edukimit në disa qytete të Shqipërisë: Korça, Gjirokastra dhe Vlora. Përmes prezantimeve,studentë dhe prindër kanë pasur mundësinë të takohen me përfaqësuesit e kolegjeve dhe universiteteve elitare nga Britania e Madhe, Europa dhe Amerika. Jack Joseph ka ardhur nga d'Overbroeck's Oxford për t'u takuar me studentët në Shqipëri.
“Ka shumë studentë të talentuar në Shqipëri që kanë dëshirë të studiojnë jashtë. Kemi qenë në disa shkolla për t’ju thënë atyre sesi duhet të aplikojnë për studime në Britani dhe në vende të tjera dhe për t'i ndihmuar rreth procesit të aplikimit”, shprehet ai.
Rachel Scannell nga “Bromsgrove School” tregon për rëndësinë e konsulencës.
“Kemi pasur një javë fantastike ku kemi takuar shumë femijë dhe familjarët e tyre. Ata duhet të jenë shumë të kujdeshëm për të zgjedhur atë që duan, ndaj ne jemi përpjekur t'i këshillojme që ata të zgjedhin universitetin më të mirë", shprehet Rachel.
Ndërsa Anthony Kay nga “Abbey DLD Group of Colleges” na njeh me procedurat e aplikimit.
“Së pari duhet plotësuar formulari që gjendet online. Faza tjetër perfshin një interviste ose test me shkrim për te provuar nivelin e tyre te anglishtes. Me pas mund të gjykohet nëse ai vend është më i miri për të. I gjithe procesi përfundon në pak javë”, thotë Anthony.
Integral me një ekperiencë 25 vjeçare në fushën e edukimit dhe me një staf të kualifikuar ofron konsulencë falas dhe mbështetje për të gjithë procesin e aplikimit në shkollat e mesme, universitete, kampe verore dhe kurse gjuhe në vende të ndryshme të botës. Selia e saj qendrore ndodhet në Sofje të Bullgarisë dhe ka rreth 12 zyra ne 4 vende në Ballkan.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
jashtë vendit për studentët shqiptarë">