Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Shqipëria përparon më tej në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm i kërkojnë Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grupkapitullit VI që ka të bëjë me 'Marrëdhëniet e jashtme"

Në të njëjtën kohë, Këshilli i BE-së do të nisë të përgatisë qëndrimin e tij për të diskutuar për hapjen e bisedimeve për këtë kapitull në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare me Shqipërinë, që të hapet brenda këtij viti.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X të presidencës hungareze.

Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Momenti u quajt historik edhe nga përfaqësuesit e Brukselit. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, vend i cili ka presidencën e Këshillit të BE-së, por dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheyi theksuan nevojën e përshpejtimit të procesit të zgjerimit për një BE të fortë. Në konferencën e posacme për median, atë ditë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto paralajmëroi se mund të hapej ky grupkapitull. 

Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë e të duhur përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6 dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë, deklaroi ai më 15 tetor. 

Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Çfarë është Coreper?

COREPER është shkurtimi për Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Committee of Permanent Representatives), i cili është një organ i rëndësishëm i Bashkimit Evropian (BE). Ky komitet përbëhet nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së, që përfaqësojnë shtetet e tyre në mënyrë të përhershme në Bruksel.

Funksioni kryesor i COREPER-it është përgatitja e punës së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke analizuar dhe diskutuar çështjet që do të trajtohen nga ministrat e vendeve anëtare në Këshill. Në shumë raste, COREPER arrin marrëveshje paraprake, duke shmangur nevojën për diskutime të gjata në nivele më të larta. COREPER është një institucion jetik për funksionimin e BE-së, pasi siguron efikasitet dhe koordinim midis vendeve anëtare në procesin e vendimmarrjes.

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati