Integrimi europina, Hoxhaj:
Me Serbinë në një ditë në BE

Integrimi europina, Hoxhaj:<br />Me Serbinë në një ditë në BE
Serbia tashmë e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe bashkë të dyja si dy shtete të pavarura, do të anëtarësohen në të njëjtën kohë në BE. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën e përditshme kroate “Veçernji List”.

Hoxhaj po ashtu ka kritikuar pushtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për mosnjohjen e deritashme të Kosovës, ndërkaq ka shprehur besimin se pas hyrjes në BE, do të ketë më shumë investime të Kroacisë në Kosovë, sidomos në fushën e zhvillimit të energjetikës, industrisë, bujqësisë dhe bankave.

Lidhur me vizitën e fundit në Zagreb, Hoxhaj ka thënë se gjatë takimeve me presidentin Josipovic, kryeparlamentarin Leko dhe homologen Pusic, janë pajtuar që të zhvillohen dhe forcohen marrëdhëniet bilaterale.

“Mund t’ju them se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm në të gjitha fushat dhe segmentet, pra edhe në politikë, ekonomi, kulturë... Kroacinë e kemi një partner shumë të rëndësishëm sepse ajo sot ka rol shumë të rëndësishëm në rajon si vend anëtar i BE-së”, ka thënë Hoxhaj, transmeton "Kosova Press".

Sa i përket relacioneve me Bosnjën dhe Hercegovinën, Hoxhaj tha se nuk ekziston asnjë arsye që BeH të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, “sepse boshnjakët, sikundër edhe ne kosovarët ishin viktima të agresionit serb”. “Është koha e fundit që politikanët në BeH përfundimisht ta shikojnë hartën e rajonit në të cilën shihet se Kosova është shtet i pavarur dhe ashtu do të jetë pavarësisht nga fakti se a e pranojnë ata apo jo dhe do të jemi madje edhe një faktor shumë i rëndësishëm gjeopolitik”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj duke folur për relacionet me Serbinë, ka thënë se Kosova nuk brengoset shumë se kush do të vjen në pushtet në Beograd, pasi që, “hyrja e Serbisë në BE do të varet nga njohja e pavarësisë së Kosovës”.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan