“Aktualisht ne po vazhdojmë të punojmë me reformën Administrative-Territoriale dhe atë në drejtësi, të cilat kanë rëndësi madhore për vendin. Që këto reforma të zbatohen duhet konsensusi edhe i opozitës të cilën ne e kemi ftuar të jetë pjesë konstruktive në këtë angazhim tonin përpara qytetarëve shqiptarë”, ka thënë ministrja Gjosha.
Në vijim ajo është shprehur se, “Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së.”
Ndërsa shefi i prezencës së OSBE-së, Florian Rouning ka shprehur mbështjetjen për rrugën e integrimit të Shqipërisë, ndërsa the theksuar se, “keni nevojë për shenja më të forta të besimit të ndërsjelltë opozitë-maxhorancë.”
“Ne jemi partnerë të sinqertë të Shqipërisë, për një sërë masash mjaft inkurajuese të ndërmarra nga maxhoranca që po qeveris vend. Mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nuk do të thotë se në këtë vend gjërat nuk po shkojnë mire”, ka thënë Rouning në takimin e ministren e Integrimit.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)