Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën

Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën

Aleksandër Vuçiç dhe Olaf Scholz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua këtë të hënë me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Hamburg të Gjermanisë, takim të cilin lideri serb e quajti të përzemërt dhe të fokusuar në rrugëtimin e Serbisë drejt BE

Po ashtu, Vuçiç tha se ka biseduar me kancelarin gjerman për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Metohinë.

Sidoqoftë, takimi mes liderit serb dhe Scholz u dominua nga pikat e përbashkëta që lidhin ekonomitë e dy vendeve.

“Ne shprehëm qëndrime të ndryshme, por edhe dakordësi të madhe për tema të shumta botërore. Në të njëjtën kohë theksuam rëndësinë e bashkëpunimit tonë, mirënjohjen ndaj partnerëve tanë për numrin e madh të fabrikave dhe investitorëve nga Gjermania që punësojnë njerëz në vendin tonë dhe kontribuojnë për zhvillimin e saj”, është shprehur Vuçiç pas takimit me kancelarin gjerman.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë