Asambleja e Partisë Socialiste të Lezhës është mbledhur ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama shprehu bindjen se anëtarësimi i vendit në BE do të realizohet brenda vitit 2030.

Sipas kryeministrit, qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027.

“Kjo duhet të jetë një fushatë për të folur me të gjithë socialistët dhe me të gjithë mbështetësit tanë kudo ku ndodhen. Kur unë thoja që do integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin ‘është gënjeshtër’. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Europian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri me një ambicie të madhe dhe plan ambicioz që përfundon në vitin 2027. Pastaj pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth 2 vite për të marrë miratimet në Parlamentet e vendeve anëtare.

Dhe kështu shkon me një llogari në 2030. Ne i kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave në kohë rekord. Kjo jo vetëm falë punës sonë, por edhe vullnetit të tyre. Në kat të dytë janë 27 vende anëtare, sepse aty duhet të thonë të gjithë po. Nëse vetëm një vend thotë ‘jo’, atëherë integrimi në BE është i pamundur. Ne kemi bërë pjesën tonë dhe janë bashkuar edhe yjet e fatit tonë. Nuk duhet të presim që dera e hapur e BE-së do rrijë hapur dhe do na presë ne. Dera është e hapur dhe ne duhet të hyjmë brenda”, tha mes të tjerash Rama.

Shefi i Qeverisë u ndal edhe te akuzat e opozitës që e cilësojnë qeverinë të korruptuar. Rama tha se këto akuza janë të pabazuara dhe kanë si qëllim baltosjen e punës së Ekzekutivit. Kryeministri tha gjithashtu se PS ka mundësinë e artë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që nëse nuk realizohet, sipas Ramës historia s'ka për t'ja falur kësaj force politike.

“Të gjithë ata që na gjëmojnë nga mbrapa dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe ‘korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’... Tani unë nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por mund të them se kurrë Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si tani dhe se korrupsioni është më i ulët se kurrë më parë. Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, përfundoi Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Rama ‘thumbon’ opozitën: Po na gjëmojnë nga pas! Kur ata ishin në pushtet, mbaje radhë për të paguar dritat! Historia s’do na e falë nëse nuk e anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e Partisë Socialiste në Lezhë ke hedhur akuza ndaj opozitës, me pretendimin se përhap informacione të pavërteta për të baltosur punën e qeverisë.

Sipas kryeministrit, korrupsioni në Shqipëri sot është në nivelet më të ulëta historike. Rama tha se asnjë qeveri nuk e ka luftuar më fort korrupsionin se qeveria e tij.

“Të gjithë ata që na gjëmojnë nga mbrapa dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe ‘korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’... Tani unë nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por mund të them se kurrë Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si tani dhe se korrupsioni është më i ulët se kurrë më parë. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pagave e pensioneve në të njëjtën kohë. Nuk ndodh kjo. Sepse pagat dhe pensionet rriten kur rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe ndërkohë të rritet numri i përfituesve nga garat publike. Janë të gjitha gjëra që nuk lidhen me njëra-tjetrën”, tha mes të tjerash Rama.

Rama tha gjithashtu se në kohën kur PD ishte në pushtet, njerëzit rrinin në radhë për të paguar dritat apo për të marrë një certifikatë. Kryeministri shtoi se PS sot ka një mundësi të artë për anëtarësimin e vendit në BE. Nëse nuk ndodh, Rama tha se historia s’ka për t’ua falur kurrë.

“Ashtu sikundër njeriu është i ndërtuar në një mënyrë të atillë që të keqen e harron shpejt dhe të mirën e do edhe më shumë. Por nëse e kthejmë kokën pas, kujtohemi se për të paguar dritat, taksat dhe për një certifikatë lindje duhet të mbaje radhë. Atëherë si qenka rritur korrupsioni? Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, vijoi më tej Rama.

R.Xh/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nastradini 4: 08/04/2026 19:33

    Shume mire , tani kemi endrra me Nastradiné ahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?