"Integrimi" miraton pa opozitën
marrëveshjen kufitare me Malin e Zi

marrëveshjen kufitare me Malin e Zi">
Komisioni parlamentar për Integrimin, ka miratuar sot marrëveshjen ndërkufitare me Malin e Zi vetëm me votat e mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë as sot në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke vijuar bojkotin e saj prej 3 javësh tashmë.
  
Nënkryetari socialist i komisionit të Integrimit, Taulant Balla, u shpreh se nga marrëveshja Shqipëria e Mali i Zi përfitojnë rreth 11 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Europian. “Kalojmë sot një marrëveshje të rëndësishme përmes të cilës Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë rreth 11 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Europian. Opozita ka vendosur të bojkotojë, duke zbatuar kështu me sy mbyllur një urdhër nga lideri i PD. Uroj që t’i kthehen shpejt komisionit”, u shpreh Balla.  
 
Për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u  shpreh se PD i ka ngrirë buzëqeshjen edhe kryetares së komisionit të Integrimit, deputetes demokrate, Majlinda Bregu. “Meqenëse opozita mungon, Bregu nuk ka mundësinë të miratojë këto fonde të IPA-s. Por partia ja ka ngrirë buzëqeshjen për shkak të bojkotit”, u shpreh Ruçi.
 
Marrëveshja ndërkufitare e Shqipërisë me Malin e Zi kaloi në komisionin parlamentar të ligjeve vetëm me votat e mazhorancës. 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit