ELBASAN - Ambasadori italian, Massimo Giani u ka bërë thirrje palëve politike të përqendrohen tek integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe të lënë mënjanë interesa të tjera që nuk ndihmojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Gjatë një vizite në Elbasan, ambasadori italian kërkoi nga politika shqiptare që të jetë më aktive në luftën kundër korrupsionit në administratën publike.
“Klasa politike duhet të zgjidhë problemet me korrupsionin në administratën publike. U bëj thirrje po ashtu të gjitha forcave politike që të vënë në plan të parë arritjen e integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE dhe të mos merren me gjëra qe nuk vënë në plan të parë integrimin”, u shpreh Gaiani.
Ambasadori garantoi po ashtu se shteti italian do të mbështesë fuqimisht integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Italia është një partnere shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe ne do të jemi avokatët tuaj në procesin e integrimit për në Bashkimin Evropian. Ky fakt përbën një stimul më shumë për rrugëtimin tuaj në BE. Pra, edhe ato pak metra qe kanë mbetur duhen finalizuar me sukses”, -tha ambasadori.
Gjatë kësaj vizite, Gaiani u takua me prefektin e rrethit të Elbasanit Shefqet Delialisi dhe me pas u zhvendos në ambientet e bashkisë, ku u njoh me projektet e pushtetit vendor.
Ambasadori italian vizitoi edhe ambientet e Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ku dëgjoi një orë leksioni të përgatitur enkas për të.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com