Integrimi në BE, ambasadori italian flet nga Shkodra: Zhgënjim që nuk mori dritën jeshile! Nuk është vetëm çështje e Shqipërisë, por çështje evropiane

‘Për ne është një zhgënjim që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për Integrimin në BE’, kështu ka deklaruar nga Shkodra ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Diplomati italian nënvizoi se ato kanë mbështetur që në fillim integrimin dhe çeljen e negociatave dhe do të vazhdojnë duke mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

‘Për ne si Itali ishte një zhgënjim fakti që nuk mundëm edhe njëherë tjetër të hapim negociatat. Italia ka qenë përherë pranë Shqipërisë, që nga fillimi. Kemi mbështetur hyrjen e vendit tuaj në unionin europian. Besoj se jemi gati dhe nuk duhet të dorëzohemi, sepse nuk është më një çeshtje nëse Shqipëria do të hyjë, por kur do të hyjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse besimi ynë është që brenda këtij viti do të çelen negociatat. Shqipëria i ka bërë detyrat që i kemi lënë vitet e kaluara. Është një problem dhe detyrë e unionit europian, jo më e Shqipërisë.

Besoj se gjëja më e rëndësishme është të shkohet përpara e të hapen negociatat. Ky është prioriteti ynë. Nuk mundemi çdo herë të presim që të zgjidhen probleme, sepse do të ketë gjithmonë të tilla. Duhet të ecim përpara, nuk ka më vend për shfajësime. BE duhet të japë një sinjal të fortë, të hapen negociatat më Shqipërinë. Sepse në vitet e fundit, kërkesat e dy vendeve kanë shkuar bashkë. Është diçka e lidhur me procedurat që janë komplekse, e që parashikojnë çeljen e negociatave. Procedurat janë të rëndësishme, por vullneti politik është më i rëndësishëm dhe është koha që BE të japë një sinjal të fortë për këto vende, e në mënyrë të veçantë për Shqipërinë. ’- tha ndër të tjera ambasadori italian Bucci.

Ambasadori italian po ashtu foli edhe për Reformën në Drejtësi, ku deklaroi se bashkëpunimi mes partive politike është shumë i rëndësishëm që kjo reformë të ecë para.

'Reforma në drejtësi është si nja kantier, kantier i hapur. Po punojmë të gjithë. Është e rëndësishme, e thellë që kërkon kohë si reformë. Ne si Itali jemi pranë Shqipërisë në këtë sfidë të reformës. Mbështesim qeverinë me ekspertët, kemi magjistarat italian, kontribuojmë financiarisht dhe bashkëpunojmë me BE dhe SHBA. Është një reformë thelbësore, pasi pa një drejtësi të fortë e që funksionon do të jetë e vështirë të luftojmë krimin e organizuar, trafikun, korrupsionin. Duhet të kemi të gjitha instrumentet për ti luftuar. Prandaj ne mbështesim përpjekjet e qeverisë dhe të gjithëve, sepse në krahasim me vitet e mëparshme, apo kur nisi reforma në 2016, janë bërë hapa të rëndësishëm, por nuk mjaftojnë, duhet bërë më shumë përpara. Të kesh një drejtësi rezultative që funksionon është në interes të të gjithë shqiptarëve, edhe vetë forcave politike, mazhorancës apo opozitës. Apeli im është që të punojmë të gjithë bashkë, sepse kur punohet bashkë dhe ka kohezion politik, reformat mund të avancojnë shumë më shpejt.'- tha Bucci.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 02/07/2021 13:40

    Shkoni ne te semes hipokrita bastarde gjoja ju vjen keq , jane plane qe i kurdisni te gjithe bashke njehere Hollanda , nje here Franca dhe tani Bullgaria . Vendet perendimore jane me te ndyra se sistemi komunist jane diktator qe fshihen pas asaj fjales fallco ( demokraci )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro