Integrimi në BE/ Bullgaria kërkoi që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, Meta: Përshëndes qëndrimin! inkurajoj çdo hap që na çon më shpejt drejt anëtarësimit europian

Integrimi në BE/ Bullgaria kërkoi që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, Meta: Përshëndes qëndrimin! inkurajoj çdo hap që na çon më shpejt drejt anëtarësimit europian

Presidenti Ilir Meta

Pesë ditë pasi Bullgari kërkoi zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për procesin e Integrimit drejt Bashkimit Evropian, Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke mbështetur këtë qëndrim. Me një postim në Facebook, Meta thotë se përparimi i secilit vend duhet të bëhet në bazë të meritave individuale. Meta thekson se do të inkurajojë çdo hap që çon vendin sa më parë drejt anëtarësimit europian.

"E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003. Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.  Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës. E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedonase për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE", shkruan Meta.

Bullgaria ka konfirmuar Ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov, teksa theksoi edhe njëherë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE, tha më 25 nëntor se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur, bazuar në arritjet e saj. Aktualisht, procesi i dy shteteve është i lidhur së bashku dhe vetoja e Sofjes ndaj Shkupit bllokon edhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE edhe me Shqipërinë.

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/12/2021 12:00

    O ilir kak meta ti je për në Reç lëri përshëndetjet e urimet me dashuri e qetsi. Se Reçi po të pret ty dhe salheun e bashk do luni domino o iliri karalllo.

    Përgjigju
  • GOLI: 01/12/2021 08:42

    E PRA...E THENE ME VEND E BULLGARIT ...Ç'NA LIDH HALLI ME GJEMAT E KOTECIT... DO TE JETE MIRE MEMA SHQIPERI TE QENDROJE LAG,KOTECI ESHTE I STERMBUSHUR ME UDB-DUI-sta......ESHTE I ÇIK E SIKLETSHME PER RETH 10% SHQIPETARVE ME GJAK TE PASTER....POR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja